![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/20/US_Navy_040421-N-8090G-001_Hospital_Corpsman_3rd_Class_Flowers_administers_chest_compressions_to_a_simulated_cardiac_arrest_victim.jpg/640px-US_Navy_040421-N-8090G-001_Hospital_Corpsman_3rd_Class_Flowers_administers_chest_compressions_to_a_simulated_cardiac_arrest_victim.jpg&w=640&q=50)
Arresti kardiak
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arresti kardiak është humbja e papritur e rrjedhës së gjakut si rezultat i pamundësisë së zemrës për të pompuar në mënyrë të efektshme. [11] Shenjat përfshijnë humbje të vetëdijes dhe frymëmarrje të çrregullt ose mungesë frymëmarrjeje. [1][2] Përpara arrestit kardiak, disa individë mund të përjetojnë dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje ose të përziera. [2] Nëse nuk trajtohet brenda pak minutash, zakonisht çon në vdekje . [11]
Arresti kardiak | |
---|---|
![]() | |
Duke administruar CPR gjatë një simulimi të arrestit kardiak. | |
Specialitet | Kardiologji, mjekësi e urgjencës |
Simptomat | humbje ndjenjash, frymëmarrje e çrregullt ose mungesë frymëmarrjeje[1][2] |
Fillimi | Të rriturit[3] |
Shkaktar(ë) | Sëmundje e arterieve koronare, defekt i lindur i zemrës, humbje e shumtë gjaku, mungesë oksigjeni, nivele shumë të ulëta të kaliumit, infarkt zemre[4] |
Metoda diagnoztifikuese | Mungesa e pulsit[1] |
Parandalimi | Mos pirja e duhanit, kryerja e aktivitetit fizik, ruajtja e një peshe normale, të ushqyerit e shëndetshëm[5] |
Trajtimi | Rianimim kardio-pulmonar (CPR), defibrilim[6] |
Prognoza | Shkalla e mbijetesës ~ 10% (jashtë spitalit) 25% (në spital)[7][8] |
Shpeshtësia | 13 në 10,000 individë çdo vit (jashtë spitalit në SHBA)[9] |
Vdekje | > 425,000 individë çdo vit (SHBA)[10] |
Shkaku më i zakonshëm i arrestit kardiak është sëmundja e arterieve koronare. [4] Shkaqet më pak të zakonshme përfshijnë humbjen e shumtë të gjakut, mungesën e oksigjenit, nivelet shumë të ulëta të kaliumit, infarktin e zemrës dhe ushtrimet fizike intensive. [4] Po ashtu, një numër çrregullimesh të trashëguara mund ta rrisin këtë rrezik, përfshirë këtu sindromën e QT-së së gjatë. [4] Ritmi fillestar i zemrës është zakonisht fibrilacioni ventrikular. [4] Diagnoza konfirmohet nga mungesa e pulsit. [1] Ndërkohë që një arrest kardiak mund të shkaktohet nga ataku në zemër ose infarkti i zemrës, këto dy gjëra nuk janë të njëjta. [11]
Parandalimi përfshin mos pirjen e duhanit, kryerjen e aktivitetit fizik dhe ruajtjen e një peshe normale. [5] Trajtimi për arrestin kardiak përfshin rianimimin e menjëhershëm kardiopulmonar (CPR) dhe defibrilimin, nëse është i pranishëm një ritëm shumë i çrregullt. [6] Ndër individët që mbijetojnë, menaxhimi i synuar i temperaturës mund të përmirësojë rezultatet. [12] [13] Për të zvogëluar mundësinë e vdekjes nga përsëritja e arrestit kardiak, mund të vendoset një defibrilator kardiak i implantueshëm. [5]
Në Shtetet e Bashkuara ndodhin rreth 535,000 raste në vit. [9] Rreth 13 nga 10,000 individë (326,000 raste ose 61%) përjetojnë arrest kardiak jashtë mjedisit spitalor, ndërsa 209,000 raste (39%) ndodhin brenda spitalit. [9] Arresti kardiak bëhet më i zakonshëm me kalimin e moshës. [3] Prek meshkujt më shpesh sesa femrat. [3] Përqindja e atyre që i mbijetojnë arrestit jashtë mjedisit spitalor, pavarësisht trajtimit, është rreth 8%. [7] Shumë prej atyre që mbijetojnë kanë paaftësi të konsiderueshme. [7] Megjithatë, shumë programe televizive amerikane kanë portretizuar norma absurdshëm të larta mbijetese prej 67%. [7]