From Wikipedia, the free encyclopedia
Arkitektura e Kosovës daton që nga Periudha Neolitike dhe përfshin Bakrin, Bronzin dhe Kohen e Hekurit, Antikitetin dhe mesjetën. Ajo ka qenë e ndikuar nga prania e ndryshme e civilizimeve dhe feve siç është evidentuar nga strukturat të cilat kanë mbijetuar sot e kësaj dite. Ndertuesit vendor kanë kombinuar ndërtimin e teknikave të pushtimit të perandorive me materiale në dorë dhe kushtet ekzistuese per te zhvilluar llojshmerite e tyre te banesave.[1][2]
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Manastiret dhe Kishat e shekullit të 14-të përfaqësojnë trashegimine Ortodokse serbe.Trashegimia arkitekturale prej Periudhes Osmane perfshin Xhamite dhe hamamet nga shekulli i 15-të, 16-të dhe 17. Struktura te tjera arkitekturale perfshijne kulla qe nga shekulli i18 dhe 19 si dhe një numër te urave, të qendrave urbane dhe kështjellave. Ndërsa disa ndertesa te perditshme nuk janë konsideruar te rëndësishëme, të marra së bashku, ata janë në interes të konsiderueshëm. Gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, shumë objekte që përfaqësojnë këtë trashëgimi ishin shkatërruar apo dëmtuar.[2][3] Në rajonin e Dukagjinit, të paktën 500 kulla u sulmuan, dhe shumica e tyre u shkaterruan.[1]
Gjatë viteve të 1990-ta dhe më pas, mijëra ndërtesa të paligjshme janë ndërtuar në Kosovë. Rexhep Luci, planifikuesi urban i Prishtinës, i cili kishte filluar një nismë për të përballuar këtë problem u vra në shtator të vitit 2000.[4]
Arkitektura si pjesë e artikulimit të traditës dhe ideve në Kosovë shprehet nëpërmjet ndërtimit të objekteve të ndryshme si ato të veçanta shpirtërore por edhe të objekteve tjera, duke filluar nga objektet e banimit të njohura si kullat, ato mikëpritëse hanet e deri tek objektet shtetërore apo qeveritare, sikurse edhe vet format urbane të qyteteve të mesjetës si kalatë dhe deri me sot.
Kullat si objekte banimi janë godina tradicionale familjare në bazë të cilave më tutje janë projektuar dhe ndërtuar edhe ndërtesat sekulare dhe sahat kullat. Forma tjera që projektoheshin dhe hynin në shërbim për qëllime tjera e që kur ato sistemoheshin dhe krijohej një rrjetë infrastrukture në mes tyre krijonin Kala. Ndër vendbanimet më të organizuara në mesjetë është e njohur Kalaja e Prizrenit.
Kullat si objekte ndihëmse, së pari vrojtimi e sinjalizimi, e më vonë edhe si objekte tubimi të banorëve të rrethinës e deri tek objektet fetare të ditëve tona, në Kosovë nuk janë të rralla. Thuhet që kullat si objekte fetare, d.m.th me kulme sipas simboleve fetare, janë ndër më të vjetrat në Ballkan. Një numër i madh i tyre sot (2011), janë nën përkujdesen e Kishes Orthodokse Serb, një pjesë tjetër ju ka mbetur riteve tjera fetare.
Ndër kullat më të larta dhe njëherit më të njohura, të ndërtuara sipas karakteristikave tradicionale por duke përdorur materiale të kohës së re, beton dhe xham, është kulla e "Rilindjes". Një kull e rrethuar nga një kompleks godinash të kohës së re.
Kishat dhe Xhamiat, si kulla guri të stolisura me kulme sipas riteve fetare janë të përhapura anë e mbanë Kosovës. Përderisa numri i kishave të tilla është mbajtur po thuaj se konstant për më se një shekull, kjo nuk mund të thuhet për numrin e xhamive. Zhvillimet historike kanë bërë të veten dhe sot dominon ndërtimi i xhamive me materiale të reja të kohës.
Hanet, një lloj objekti vend strehues të udhëtarëve i ngjajshëm për nga funksioni me motelet dhe hotelet e kohës sonë. Përhapja e tyre, kryeshisht ishte nëpër qendrat urbane dhe në mes tyre. Një numër i tyre, në rrafshin e Dukagjinit janë mirëmbajtur të plota apo fragmete të tyre që janë adoptuar dhe kryesisht zhvillojnë veprimtari gastronomie.
Hamamet, një lloj objekti që shërbente si banjo publike e kohës së perandoris osmane, po ashtu në Kosovë kanë qenë të përhapura nëpër qendra urbane të asaj kohe.[5] Hameme të tëra, apo fragmente të tyre edhe sot janë në funksion gjegjësisht mirëmbahen. Deri më tashti në këtë enciklopedi janë bërë përshkrime të disa prej tyre. Ndër to dallohet Hamami i Haxhi Beut në Pejë.
Kështjella si formë më e hershme e urbanizimit që për shkaqe të ndryshme të historis kanë mbetur pa u plotësuar me objektet përkatëse përreth, duket të ketë në Kosovë, mirpo gjurmimet arkeologjike ende janë në fazën e fëmijërisë. Si rezulltat i kësaj faze është bërë publik edhe gjetja e një Kështjelle të kohës romake, Kështjella e Harilaqit, 25 kilometra në perendim të Prishtinës.
Kalatë përpos Kalasë së Prizrenit, fragmentet e së cilës japin kjartë edhe për vëzhguesin e rastit muret e Kalas, janë gjetur edhe copa fragmentesh të Kalasë së Pogragjës dhe të Kalasë Ogurzezë apo të njohur edhe nën emërtimin Kalaja e Mitrovicës.
Objekte tjera interesante në brendin e tyre, por që nuk bien në sy për kalimtarin e rastit, janë dhe Tyrbet, një lloj godine mbi varrin e personave kryesisht shpirtërorë, por që ka edhe të till që nuk kanë të bëjnë me anën fetare të shoqërisë.
Shtëpi dhe objekte tjera karekteristike të kohës së vonshme të perandoris osmane, gjenden të ruajtura plotësisht apo fragmente të tilla, kryesish në shtatë qendrat urbane. Këto objekte për karakterizohen nga materiali i ndërtimit. Tek këto vërehet përdorimi i qepiqëve si mjetë ndërtimi.
Objekte të stillit të kohës austro-hungareze janë të pakta dhe kryesisht nëpër qendra si Prishtina, Mitrovica dhe Peja. Ndër to dallohet godina pranë godinës së Teatrit Kombëtar në Prishtinë dhe hoteli Metohia në Pejë.
Objekte të stilit të kohës komuniste janë objektet më të përhapura. Kjo si shkak i sistemit të pas luftës së dytë botërore. Objektet e tilla janë kryesisht nga betoni, me dekorime të mangëta, dhe kryesisht të ndërtuara për qëllime zbatueshmërie. Gjatë kësaj kohe vërehte një formë tjeter e shprehjes së artit nëpërmjet "Lapidareve", "Përmendore" "Statujave", "Busteve" të ngritura kushtuar luftëtarëve dhe figurave të shquara të sistemit komunist, ndër të cilat dominon figura e Titos, figurat e rilindjes kombëtare shqiptare pranë objekteve shkollore krahas atyre komuniste. Ndër objekte të këtilla të njohura është Permendorja e Vëllaznim Bashkimit në Prishtinë, Lapidari i "Boro Ramizit" në Landrovicë.
Objekte të stilit të "pas luftës" së fundit, janë kryesisht objekte jo aq të larta si në stilin komunist, mesatarja e lartësisë së objekteve të larta arrin 5-6 katë. Në mjete të informimit propagandohet ndërtime të kullave të larta me objekte përreth që si tërsi formojnë kështjella moderne të cilat shërbejnë edhe si vendbanimi, vendstrehimi por para së gjithash si vende të zyreve të financave përreth së cilave shtrihen objekte tregtare. Si do që të jetë, për një zgjim të artit të ndërtimtaris edhe përkundër ndërtimeve të shumta nuk mund të flitet. Në anën tjetër, ngritja e monumenteve të stilit komunistë, është bërë si pjesë e traditës. Si duket kjo traditë e ka zëvendësuar rolin e tyrbeve.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.