Mimar Sinani apo Arkitekt Sinani lindi më 29 maj 1489 në afersi të Kajserit në kohën e Perandorisë Osmane dhe ndërroi jetë më 17 korrik 1588 në Stamboll, Turqi. Si i ri, Sinani ishte rradhitur ne repartet e Jenicereve të Sulltanit. Gjate fushatave ne rajone te ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshmit ai u njoh me arkitekturen ne vende te ndryshme duke filluar nga Egjipti, Persia, Siria (Xhamia e Hysref Pashës) etj.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Origjina
Ka disa supozime per prejardhjen e tij qe nga ajo Shqipetare, Armene, Greke etj. Por faktet flasin per prejardhjen e tij nga Shqiperia . I lindur ne nje familje Shqipetare ai qendroi deri ne moshen 17-18 vjec ne vendlindje nga ku mori edhe njohurite e para ne ndertimtari e per tu larguar dhe organizuar me pas ne trupat e Jenicereve ne Stamboll (Kostandinopoje). Arkitekt Sinani është një arkitekt osman dhe i Perandorisë Osmane. Kjo nuk është një fjali që thuhet së koti, pasi tek ai do të shihni të gjitha veçoritë lokale dhe etnike.[1] Disa botime e nxjerrin kete arkitekt me prejadhje shqiptare.[2]
Veprat arkitekturore
Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të ures mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë ure, Sinani e projektoi dhe ndertoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (te ashtëquajturit "Kanuni" ose "Ligjvenesi") i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit. Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdher të tij më vone punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin "Mikelanxheloja i Orientit". Sinani si kryarkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.
Projektet e kryera nën mbikëqyerjen e tij ndahen ne tre drejtime: ndërtimet e Kultit,Ushtarake dhe Civile.
Gjatë karrieres së tij Sinani projektoi objektet më të medha dhe simbolike te perandorise si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bera u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh).
Nga arktitektet moderne të tona ditëve, Puna e Sinanit vlersohet per perdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.
Historianët e arkitekturës mendojnë se ai kishte e ndare veprimtarin e tij në Tri periudha. Ne Periudhe e Pare, fazën e çirakllëkut(ndeihmesit) në arkitekturë, ai ndërtoi Xhaminë e Shezade Mehmetit në Stamboll. Periudha e Dyte ajo e kallfës(mjeshtrit) është në të cilën ndërtoi Sulejmanien Madhështore po në Stamboll në një hark kohor prej 7 vjetësh, kushtuar Sulltan Sulejmanit.Ne Fazën e Tretë dhe e fundit, në atë te ustallëkut ose Krye-mjeshtërit, Sinani ndërtoi Selimijen në Edrene, né kohen kur mbretëronte Selimi i Dytë.
Po ashtu Sinani është i njohur për ndërtimin e ujësjellësit `` 40 `` çezmat (Kërkçeshme) në të Stamboll. Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur në natën e 17 korrikut në vitin 1588 në të shtartin e tij kërkuar duc një gote (kupe) uje.
Mimar Sinani ka ndertuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 7 daryl-kurra (shkollë per kuran), 20 tyrbe, 17 imaret (Vende ku shpërndahet ushqim per te varfurit), 13 daryshifa (spitale), 6 rrugë uji, 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 36 saraja (pallate), 8 podrume ve 48 de hamame dhe gjithsej bëjnë 384 vepra. Ne Shqiperine Otomane te asj perudhe Arkitekt Sinani ka vene vulen e tij ne xhamine Muradie ne Vlorë dhe xhamine e Plumbit ne Shkodër.
Tituj të veprave
- Xhamia e Muradies (në Vlorë, Shqiperi)
- Xhamia e Sylejmanies
- Xhamia Shehzade
- Xhamia Selimie
- Xhamia e Sokollu Mehmet Pashës
- Xhamia Haseqi
- Xhamia e Rystem Pashës
- "40" çeshmet (Kërkçeshme)
- Xhamia e Sinan Pashës
- Xhamia e Plumbit (në Greqi).
- Xhamia e Haxhi Ahmet Dukatarit (në Bosnje-Hercegovinë)
Mirnjohjet
- Rreth 15 milionë turistë në vit vizitojnë Turqinë, ndërsa tre pikat më kryesore që vizitohen janë Porta e Lartë (Pallati i Sulltanit), Sulejmania pra xhamia e Sinanit dhe Xhamia Blu, vepra e Mehmet Sedefqarit.
- Veprat e tij, në ish-hapsirën osmane, janë tashmë vepra dhe vlera të gjithë njerëzimit
Shiko dhe këtë
Referime dhe shënime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.