Ankthi
kombinim kompleks i pakëndshëm i emocioneve / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ankthi është një emocion i karakterizuar nga një gjendje e pakëndshme trazimi të brendshëm, shpesh i shoqëruar nga sjellje nervoze, të tilla si ecja poshtë e lart, ankesa somatike, dhe ripërtypje.[1] Janë ndjesitë subjektivisht të pakëndshme të lemeritjes ndaj ndodhive që priten, të tilla si ndjenja e vdekjes së afërt.[2] Ankthi nuk është i njëjtë me frikën, që është një përgjigje ndaj një kërcënimi të vërtetë apo të perceptuar menjëherë,[3] ndërsa ankthi është pritshmëria e një kërcënim të ardhshëm. Ankthi është një ndjenjë meraku dhe shqetësimi, zakonisht i përgjithësuar dhe jo i fokusuar si një mbireagim ndaj një situate që shihet vetëm subjektivisht cënuese.[4] Zakonisht shoqërohet me tension muskulor, parehati, lodhje dhe probleme me përqendrimin. Ankthi mund të jetë me vend, por kur përjetohet rregullisht, individi mund të vuajë nga një çrregullim ankthi.