Andrea del Verrokjo
piktor, skulptor dhe argjendar italian i Rilindjes nga Firencia / From Wikipedia, the free encyclopedia
Andrea del Verrokio (Andrea del Verrocchio) ishte një piktor, skulptor dhe argjendar (oraf) i cili qe drejtuesi i një punishteje artistike në Firence. Aktiv mbi të gjitha në oborrin e Lorenzo de' Medici-t. Atij i janë atribuar me siguri vetëm pak piktura, por në punishten e tij u formuan disa nga piktorët më të rëndësishëm si Leonardo da Vinçi, Sandro Botiçeli, Pietro Perugino, Domeniko Girlandaio, Francesco Botticini, Francesco di Simone Ferrucci, Lorenzo di Credi, Luca Signorelli, Bartolomeo della Gatta. Punimet e tyre të hershme është e vështirë të dallohen nga punimet e Verrocchio-s.[2] Pati një rol të rëndësishëm në prirjen për tu matur me teknika të ndryshme artistike, të shfaqura në Firencen e fundit të Katërqintës, dhe në fakt punishtja e tij u bë polivalente, me vepra në pikturë, skulpturë, argjendari dhe dekorime, në mënyrë që të përballonte kërkesat e vazhdueshme nga gjithë Italia për prodhime fiorentine. Megjithatë rëndësinë më të madhe e pati si skulptor dhe vepra e tij e fundit, Statuja kalëruese e Bartolomeo Colleoni-t në Venecia, përgjithësisht konsiderohet si një kryevepër.
Andrea del Verrokio | |
---|---|
Andrea del Verrocchio | |
U lind në | Andrea di Michele di Francesco de' Cioni 1435[1] |
Vdiq | 1488 |
Vendi i prehjes | Kisha e Shën Ambrozit, Firence 43.771555°N 11.266914°E / 43.771555; 11.266914 |
Kombësia | Italian |
Njohur për | Piktor, skulptor, dhe oraf |
Vepra të shquara | Tobiasi dhe engjëlli (pikturë) Pagëzimi i Krishtit (pikturë) – me Leonardo da Vinçin Krishti dhe Shën Thomai (skulpturë bronzi) Puti me Delfin (skulpturë bronzi) Davidi (skulpturë bronzi) Shatorja me kalë e Bartolomeo Colleoni-it (skulpturë bronzi – përfunduar nga A. Leopardi) |
Lëvizjet | Rilindja italiane |