![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/99/Volta_A.jpg/640px-Volta_A.jpg&w=640&q=50)
Alessandro Volta
fizikan italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Alessandro Giuseppe Antonio Anastasio Volta (18 shkurt 1745 – 5 mars 1827) ishte një fizikant italian[1][2] i njohur për shpikjen e baterisë së parë elektrike, ose quajtur ndryshe Piles Voltaike në vitin 1799, rezultatet e së cilës ai ia paraqiti Presidentit të Shoqatës Mbretërore (Royal Society)[3][4] në vitin 1800 në një letër të përbërë nga dy pjesë. Me këtë shpikje Volta dëshmoi se energjia elektrike mund të gjenerohet edhe kimikisht duke hedhur poshtë teorinë e mëparshme se energjia elektrike gjenerohej vetëm nga qeniet e gjalla. Shpikja e Voltës ndezi një entuziazëm të madh shkencorë dhe frymëzoi të tjerë për të kryer eksperimente të ngjashme, te cilat përfundimisht çuan në zhvillimin e fushës së elektrokimisë (degë e kimisë që merret me marrëdhëniet midis dukurive elektrike dhe atyre kimike). Aleksandër Volta gjithashtu tërhoqi vëmëndjen e Napoleon Bonapartit për shpikjen e tij dhe u ftua në Institutin e Francës për demonstrim. Në fakt Volta gëzoi shumë afrimitet me perandorin gjatë gjithë jetës së tij dhe mori dekorata të shumta prej tij.[5] Aleksandër Volta drejtoi departamentin e fizikës eksperimentale në Universitetin e Pavias për gati 40 vjet dhe u konsiderua për një kohë të gjatë si idhull nga studentët e ketij universiteti. Pavarësisht suksesit të tij profesional Volta kishte tendencen të ishte një person i prirur drejt jetës familiare dhe kjo u bë më e dukshme në vitet e mëvonëshme të jetës së tij. Gjatë këtyre viteve ai u përpoq të jetojë i izoluar nga jeta publike dhe u afrua më shumë pranë familjes së tij deri në vitin 1827 kur ai humbi jetën si rrjedhojë e një sërë sëmundjesh që e kishin zanafillën në vitin 1823. Sistemit Ndërkombëtarë të Njësisë (SI unit) të potencialit elektrik i është dhënë emri “Volt” në nder të tij.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/99/Volta_A.jpg/640px-Volta_A.jpg)