![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e2/Rfel_vsesmer_front.png/640px-Rfel_vsesmer_front.png&w=640&q=50)
Akustika
shkenca që merret me studimin e të gjitha valëve mekanike në gaze, lëngje dhe trupa të ngurtë duke përfshirë dridhjet, tingujt, ultratingujt dhe infratingujt / From Wikipedia, the free encyclopedia
Akustika merret me studimin e tingujve, ultratingujve dhe infratingujve (të gjitha këto janë valë mekanike në gaze, lëngje apo trupa të ngurtë). Zbatimi i akustikës në teknologji quhet inxhinieri akustike. Dëgjimi është një nga mjetet thelbësore të mbijetesës në botën e kafshëve dhe e folura është një nga karakteristikat më dalluese të zhvillimit dhe kulturës njerëzore. Kështu që nuk është çudi që shkenca e akustikës shtrihet në shumë fusha tjera siç janë muzika, mjekësia, arkitektura, industria luftarakee etj.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e2/Rfel_vsesmer_front.png/640px-Rfel_vsesmer_front.png)
Fjala akustikë rrjedh nga fjala greke ἀκουστικός (akoustikos) që do të thotë “e dëgjimit ose përdëgjimit”, “i gatshëm për të dëgjuar”[1] dhe nga ἀκουστός (akoustos), “dëgjuar, akustik”,[2] që nga ana tjetër rrjedh nga fjala ἀκούω (akouo), "unë dëgjoj”.[3] Sinonimi latin është sonik.[4] Pasi shkencëtarët e akustikës i zgjeruan studimet e tyre në frekuencat sipër dhe poshtë gamës së dëgjueshme, u bë e zakonshme që këto frekuenca të identifikoheshin si ultrasonike ose infrasonike, ndërsa fjala akustikë i referohet të gjithë gamës së frekuencave pa limit.