![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c2/Akademia_e_Arteve.jpg/640px-Akademia_e_Arteve.jpg&w=640&q=50)
Akademia e Arteve
From Wikipedia, the free encyclopedia
Akademia e Arteve ka qenë deri në vitin 2011 institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofronte diplomë Universitare në Muzikë, Arte të Bukura, dhe Art Skenik.
![Akademia e Arteve.jpg](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c2/Akademia_e_Arteve.jpg/640px-Akademia_e_Arteve.jpg)
I themeluar më 1966, Instituti i Lartë i Arteve bashkoi tre institucione artistike : Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”. Më 1990, me ndryshimet në sistemin arsimor, mbi bazën e Institutit të Lartë të Arteve u ngrit "Akademia e Arteve", e cila kishte në përbërje të saj Fakultetin e Muzikës, Fakultetin e Artit Skenik, Fakultetin e Arteve të Bukura dhe Degën e Kulturës.
Akademia e Arteve përbëhej nga tre fakultete:
- Fakulteti i Muzikës
- Fakulteti i Artit Skenik
- Fakulteti i Arteve të Bukura
Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 234, datë 23.03.2011 Akademia e Arteve shkrihet dhe krijohet Universiteti i Arteve, i cili fillon funksionimin me fillimin e vitit akademik 2011 - 2012. 41°19′04″N 19°49′13″E