Akademia Sllovene e Shkencave dhe e Arteve
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Akademia Sllovene e Shkencave dhe e Arteve (Sllovenisht:Slovenska akademija znanosti in umetnosti, shkurt.SAZU është akademia kombëtare e Sllovenisë, e cila përfshinë studiuesit dhe artistët më të mirë sllovenë në këtë akademi.[1]
SAZU u krijua në vitin 1938 dhe fillimisht u emërua Akademia e Shkencave dhe e Arteve (AZU). Me përpjekjet e Milan Vidmar, ky institucion mori epitetin Slloven i cili i shtohet emrit të saj në vitin 1943 me një dekret nga Leon Rupnik, kryetar i bashkisë së Lubjanës në periudhën e aneksimit Italian.[2]
Në vjeshtën e vitit 1945, Qeveria Kombëtare e Sllovenisë, e udhëhequr nga Boris Kidriqi i hoqi autonominë kësaj Akademie dhe përsëri mori emrin Akademia e Shkencave dhe e Arteve. Historiani i letërsisë France Kidrič u zgjodh kryetar i tij, dhe mandati i tij u rikonfirmua për të dytën herë në vitin 1948. Në vitin 1948, Akademia humbi edhe më shumë autonomi dhe u riemërua përsëri Akademia Sllovene e Shkencave dhe e Arteve. Akademia mbeti edhe pa anëtarët e saj me aktin e ri dhe 30 ditë më vonë pushoi së ekzistuari.[2] Në vitin 1949, një ndryshim akti u miratua me qëllim të lejimit të anëtarësimit, jo vetëm të shkencëtarëve dhe të artistëve, por edhe të atyre, veprat e të cilave kishin "rëndësi të veçantë". Në këtë mënyrë, Josip Broz - Tito dhe Edvard Kardeli u bënë edhe anëtar nderi të saj. Boris Kidrič, Josip Vidmar dhe Boris Ziherl ishin anëtarët e zgjedhur, gjë e cila dukshëm ndikoi në zhvillimin e Akademisë.[2]
SAZU iu bashkua Fondacionit Shkencor Evropian në vitin 1995.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.