![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1f/Adriano_2009.jpg/640px-Adriano_2009.jpg&w=640&q=50)
Adriano Leite Ribeiro
futbollist brazilian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Adriano Leite Ribeiro (lindur më 17 shkurt 1982), i njohur gjerësisht si Adriano është një ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si sulmues.[3]
![]() Adriano në vitin 2009 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Adriano Leite Ribeiro[1] | ||
Datëlindja | (1982-02-17) shkurt 17, 1982 (42 vjeç)[1] | ||
Vendlindja | Rio de Janeiro, Brazil[2] | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1997–1999 | Flamengo | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2000–2001 | Flamengo | 24 | (10) |
2001–2002 | Internazionale | 8 | (1) |
2002 | → Fiorentina (huazim) | 15 | (6) |
2002–2004 | Parma | 37 | (23) |
2004–2009 | Internazionale | 115 | (47) |
2008 | → São Paulo (huazim) | 29 | (17) |
2009–2010 | Flamengo | 32 | (19) |
2010–2011 | Roma | 5 | (0) |
2011–2012 | Corinthians | 4 | (1) |
2012 | Flamengo | 0 | (0) |
2014 | Atlético Paranaense | 1 | (0) |
2016 | Miami United | 1 | (0) |
Gjithsej | 242 | (107) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1999 | Brazili U17 | 5 | (0) |
2001–2002 | Brazili U20 | 9 | (6) |
2000–2010 | Brazili | 48 | (27) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Adriano e nisi karrierën si profesionist në Brazil te Flamengo. Në vitin 2001, ai u transferua në Itali, fillimisht te Interi. Atje braziliani u bë një nga lojtarët më të mirë të botës, duke fituar pseudonimin L'Imperatore. Në vitin 2004 dhe 2005, ai u rendit brënda 10 lojtarëve më të mirë për çmimin prestigjoz Topi i Artë si dhe u shpall fitues i çmimit golashënuesi më i mirë nga IFFHS. Ai ishte vendimtar në fitimin e Scudettos në sezonin 2005–06. Megjithatë, karriera e tij pësoi rënje drastike pas vdekjes së babait të tij, duke bërë që ai të kishte probleme me depresionin, alkoolin, dëmtimet si dhe formën negative. Në vitin 2009, ai u rikthye në Brazil, duke fituar kampionatin me Flamengon dhe Corinthiansin. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2016 në moshën 34 vjeç.
Adriano bëri debutimin e tij me Brazilin në moshën 18 vjeç dhe u konsiderua si pasardhësi i Ronaldos.[4] Në mungesë të tij, ai udhëhoqi Brazilin drejt fitimit të Copa América 2004, duke u shpallur golashënuesi më i mirë me shtatë gola.[5] Ai gjithashtu fitoi Kupën e Konfederatave një vit më pas, duke u shpallur sërisht golashënuesi më i mirë me pesë gola. Gjatë Kupës së Botës 2006, ai ishte pjesë e katërshes sulmuese të lavdëruar nga media sëbashku me Ronaldon, Ronaldinhon dhe Kakán.