Abraham Lincoln
presidenti i 16-të i Shteve të Bashkuara / From Wikipedia, the free encyclopedia
Abraham Lincoln lindi më 12 shkurt të vitit 1809 në Hodgenville, Hardin County (sot: LaRue County), Kentucky dhe e vranë më 15 prill të vitit 1865 në Washington (D.C.). Ai ishte politikan amerikan, Presidenti 16. i SHBA gjatë viteve 1860 - 1864 dhe u rizgjodh në vitin 1864 - gjer në vdekje[1].
Abraham Lincoln | ||
Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara | ||
4 mars 1861 – 15 prill 1865 | ||
Paraardhësi: | James Buchanan | |
Pasardhësi: | Andrew Johnson | |
Anëtar i Dhomes së Përfaqësuesve të SHBA-së | ||
4 mars 1847 – 3 mars 1849 | ||
Paraardhësi: | John Henry | |
Pasardhësi: | Thomas L. Harris | |
Anëtar i Dhomes së Përfaqësuesve të Illinois | ||
1834 – 1842 | ||
Të dhënat personale | ||
Lindi më: | 12 shkurt 1809 | |
Lindi në: | Hodgenville, Kentucky, USA | |
Vdiq më: | 15 prill 1865 (56 vjeç) | |
Vdiq në: | Petersen House, Washington D.C., SHBA | |
Profesioni: | Politikan, Jurist | |
Bashkëshortja | Mary Todd (m.1842) | |
Feja: | Baptist, Protestant | |
Nënshkrimi | ||
Lincoln udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile, lufta e përgjakshme dhe e moralit të madh, si dhe në krizën e saj më të madhe politike.[2][3] Në këtë mënyrë, ai e ruajti bashkimin, hoqi skllavërinë, forcoi qeverinë federale, dhe modernizoi ekonominë.
I lindur në Hodgenville, Kentucky, Lincoln u rrit mes kufirin perëndimor të Kentucky dhe Indiana. Kryesisht i vetë edukuar, ai u bë avokat në Ilinois, një lider i Partisë Liberale, dhe anëtar i Dhomës Përfaqësuesve të Illinois, ku ai shërbeu nga viti 1834 deri 1846, pra, për 12 vjet.
I zgjedhur në Shtetet e Bashkuara në Dhomën e Përfaqësuesve të vitit 1846, Lincoln promovoi modernizimin e shpejtë të ekonomisë nëpërmjet bankave, tarifave, dhe hekurudhave.
Ne vitin 1860 ai u kandidua për President të Shteteve te Bashkuara të Amerikës nga Partia Republikane, por ai pati shumë pak mbështetje nga shtetet që ishin pro skllaverisë dhe nuk dëshironin heqjen e skllaverisë por ai mori shume vota në veri dhe fitoi zgjedhjet për President duke marre 39.7% vota ndersa rivali i tij demokrati Stephen A. Douglas morri 29.7% të votave elektorale. Zgjedhja e tij shkaktoi shumë pakënaqësi tek shtetet e Konfederatës Jugore me të cilat nuk po gjendej një kompromis për skllaverinë dhe me vonë u shkëputën.
Lincoln është renditur vazhdimisht nga dijetarët[4] dhe publiku [5] si një nga tre presidentë amerikanë më të mëdhenj.