politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Abdurrahman Dibra (Dibër, 1883/1885 - Tiranë, shkurt 1961) ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane dhe ministër i shtetit shqiptar.
Abdurrahman Dibra | |
---|---|
Ministër i Brendshëm | |
Në detyrë 30 maj – 10 qershor, 1924 | |
Paraprirë nga | Shefqet Vërlaci |
Pasuar nga | Rexhep Shala |
Në detyrë 12 shkurt, 1927 – 10 maj, 1928 | |
Paraprirë nga | Musa Juka |
Pasuar nga | Kostaq Kotta |
Ministër i Financave | |
Në detyrë 11 janar, 1933 – 16 tetor, 1935 | |
Paraprirë nga | Lame Kareco |
Pasuar nga | Rrok Gera |
Ministër i Arsimit | |
Në detyrë 16 janar, 1929 – 5 mars, 1930 | |
Paraprirë nga | Xhaferr bej Ypi |
Pasuar nga | Hilë Mosi |
Në detyrë 31 maj, 1938 – 7 prill, 1939 | |
Paraprirë nga | Faik Shatku |
Pasuar nga | Pertef Pogoni |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1885 Dibra e Madhe, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1961 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | Politikan |
U lind më 1883 ose më 1885 në qytetin e Dibrës së Madhe, i biri i Elmaz beut, zyrtar dhe personazh i njohur në sanxhak. Abdurrahmani ndoqi ryzhdijen në vendlindje, idadijen në Manastir dhe shkollimin e lartë në Stamboll në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile, të cilën e përfundoi më 1907. Periudhën e trajnimit e bëri në Vilajetin e Manastirit, ku pas Revolucionit Xhonturk u ngrit në krye të komunitetit dibran për një identitet gegë dhe myslyman kokë për kokë kundrejt nacionalistëve shqiptarë.
Mes 1910 dhe 1916 kreu detyrën e kajmekamit në Nashliç dhe Kumanovë të Vilajetit të Manastirit dhe në Fatih në Stamboll. Prej 1916 dhe deri në periudhën e armëpushimit, shërbeu si inspektor i shërbimit civil. U kthye më 1923 në Shqipëri pasi u thirr nga Ahmet bej Zogolli dhe si i njohur i tij i afërm, u zgjodh deputet në zgjedhjet e atij viti dhe u emërua ministër në qeverinë jetëshkurtër Vrioni para Lëvizjes së qershorit.
Në periudhën e pas Triumfit të Legaliteti ka qenë ministër në gati çdo kabinet qeveritar.
Pas pushtimit italian u internua në Itali,[1] u kthye në Shqipëri vetëm kur më 1943 kur kapitulloi Italia.
Edhe pas mbarimit të Luftës në fundin e vitit 1944, ndonëse Abdurrahmani kishte shërbyer për gati 19-vjet si deputet dhe ministër i Monarkisë së Zogut, komunistët që erdhën në pushtet nuk e trazuan fare atë. Por peripecitë e mëdha për familjen e tijë filluan në pranverën e vitit 1946 kur komunistët arrestuan të birin e tij Qenanin.[2]
U arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg për "agjitacion e propagandë", prej të cilave kreu 8 vjet e gjysmë të dënimit. Ndërroi jetë në Tiranë pranë familjes nga një hemoragji cerebrale.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.