![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/06/Aaron_Swartz_profile.jpg/640px-Aaron_Swartz_profile.jpg&w=640&q=50)
Aaron Swartz
programues kompjuteri dhe aktivist politik në internet / From Wikipedia, the free encyclopedia
Aaron Hillel Swartz (8 nëntor, 1986 – 11 janar, 2013) ishte një programues kompjuterik, sipërmarrës, shkrimtar, organizues politik dhe haktivist i Internetit. Ai ka qenë i përfshirë në zhvillimin e formatit të web furnizuesit RSS[1], formatit publikues Markdown,[2] organizimin e Creative Commons,[3] framework-ut për webfaqe web.py[4] dhe faqen e lajmeve shoqërore, Reddit, në të cilën ai u bë një partner pas bashkimit të saj me kompaninë e tij, Infogami.[i] Ai bëri vetëvrasje përderisa ishte nën akuza federale për vjedhjen e të dhënave, një ndjekje penale e cila u karakterizua nga familja e tij si "produkt i një sistemi gjyqësor-kriminal i mbushur me kërcënime dhe mashtrime prokuroriale dhe e nisi karrieren e tij qe 13 vjec dhe ishte femija i pare qe dinte te programonte kaq mire ".[5]
Aaron Swartz | |
---|---|
![]() Aaron Swartz në një event të Creative Commons në 13 dhjetor, 2008 | |
U lind në | (1986-11-08)8 nëntor 1986 |
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti |
Arsimi | Stanford University |
Profesioni | Zhvillues i softuerit, shkrimtar, aktivist interneti |
Titulli | Bashkëpunëtor, Universiteti i Harvardit (Qendra Edmond J. për Etikë) |
Prind/ër | Robert Swartz (babai) Susan Swartz (nëna) |
Çmimet | American Library Association's James Madison Award (pas vdekjes) EFF Pioneer Award 2013 (pas vdekjes) |
Faqja në rrjet | aaronsw.com rememberaaronsw.com |
Puna e Swartz-it gjithashtu u përqëndrua në ndërgjegjësimin dhe aktivitetet qytetare.[6][7] Ai ndihmojë në lëshimin e Komisionit të fushatës për ndryshime përparimtare në vitin 2009 për të mësuar më shumë rreth efektit të aktivizimit online. Në vitin 2010, ai u bë një hulumtues në Laboratorin Hulumtues Safra të Universitetit të Harvardit në degën e Korrupsionit Institucional, të drejtuar nga Lawrence Lessig.[8][9] Ai themeloj grupin online Demand Progress, i njohur për fushatat kundër SOPA-s.
Më 6 janar, 2011, Swartz u arrestua nga policia e MIT nën akuza për thyerje-dhe-hyrje, pasi kishte lidhur një kompjuter në rrjetin e MIT në një dollap, duke e vendosur atë për të shkarkuar në mënyrë automatike artikuj të revistave akademike nga JSTOR duke përdorur një llogari përdoruesi për mysafirët që i ishte dhënë atij nga MIT.[10][11] Prokurorët federalë më vonë atë e akuzuan me dy akuza për mashtrim bankar dhe njëmbëdhjetë shkelje të "Aktit për shpërdorim dhe mashtrim kompjuterik", që mbante një dënim të përgjithshëm një gjobë prej maksimum $1 milion dollarë, 35 vite në burg, konfiskimin e asetee, kthimin e dëmit, dhe mbikëqyrje mbas lirimit.
Swartz refuzoi një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë sipas të cilës ai do të kishte qëndruar gjashtë muaj në një burg federal. Dy ditë pasi prokuroria hodhi poshtë një kundër-ofertë nga Swartz, ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Brooklyn, ku ai kishte varur veten.[5][12]
Në qershor 2013, Swartz pas vdekjes u fut në Internet Hall of Fame (Këndi i Nderit të Internetit).[13][14]