Shpellat Udajagiri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shpellat Udayagiri kanë disa nga imazhet dhe tempujt më të vjetër hindu në Indi.[1][2] Ato gjenden afër qytetit të Vidisha-s, në veri-lindje të Bhopal-it në shtetin e Madhya Pradeshit.[2] Një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme nga periudha Gupta në Indi, kodrat Udayagiri dhe shpellat e tyre janë një sit arkeologjik nën mbrojtjen e Archaeological Survey of India (ASI). Udayagiri përbëhet nga dy kodra të ulëta pranë lumit Bes. Të gjendura në një distancë të shkurtër nga ledhet prej dheu të qytetit të lashtë të Besnagarit, Udayagiri është rreth 4 km nga qyteti i Vidisha-s dhe rreth 13 km nga siti budist i Sanchi-t.[3] Udayagiri është i mirënjohur për një seri shenjtoresh shkëmbore dhe imazhesh të skalitura në faqen e kodrës në vitet e hershme të shekullit të V të e.s.. Siti është i shquar për relievet e tij të lashta skulpturore të zotit hindu Vishnu, në mishërimin e tij si Varaha me kokë derri, duke shpëtuar tokën të paraqitur simbolikisht nga Bhudevi duke u mbajtur te supi i derrit siç përshkruhet në mitologjinë hindu.[1] Siti ka mbishkrime të rëndësishme të dinastisë Gupta që i përkasin mbretërimeve të Chandragupta-s II (rreth 375-415) dhe Kumaragupta-s I (rreth 415-55).[4] Përveç këtyre mbetjeve, Udayagiri ka një seri strehësh shkëmbore dhe petroglifesh, ndërtesa të rrënuara, mbishkrime, sisteme menaxhimi të ujit, fortifikime dhe kodrina banimi, të gjithë këto janë pjesërisht të studiuara. Kompleksi përbëhet nga njëzetë shpella, nga të cilat njëra i përket xhainizmit dhe gjithë të tjerat hinduizmit.[2] Në Indi ka një numër vendesh me të njëjtin emër, më i famshmi prej tyre është mali i quajtur Udayagiri në Rajgir të Bihar-it dhe Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri në Odisha.