Njeriu
llojet e hominideve në gjininë Homo / From Wikipedia, the free encyclopedia
Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit Homo sapiens (Latinisht: "njeri i zgjuar" ose "njeri i ditur") dhe familjes Hominidae, familjes së madhe të majmunëve.[4][5] Ata janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo.
Njeriu[1] | |
---|---|
Një mashkull (majtas) dhe një femër (djathtas) | |
Statusi i ruajtjes | |
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | Homo |
Lloji: | Template:Taxonomy/HomoH. sapiens |
Emri binomial | |
Homo sapiens Linnaeus, 1758 | |
Densiteti i popullimit të njerëzve | |
Sinonimet[3] | |
Species synonymy
|
Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat.
ADN-ja mitokondriale dhe gjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë.[6] Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 6.8 miliard.[7]