Disney Television Animation
njësia e animacionit televiziv të kompanisë Disney / From Wikipedia, the free encyclopedia
Disney Television Animation (DTVA)[3] (njohur dikur si Walt Disney Pictures Television Animation dhe Walt Disney Television Animation) është një studio amerikane e animacionit që shërben si njësia prodhuese e animacionit televiziv të Disney Branded Television, një dikaster i Disney General Entertainment Content, që është dikaster i Disney Entertainment. Studioja u themelua në vitin 1984 nga Gary Krisel derisa po riorganizohej Kompania Disney pasi u vendos Michael Eisner si drejtor ekzekutiv i përgjithshëm atë vit.
Emri tregtar | Disney Channel Animation |
---|---|
Njohur më parë si |
|
Lloji | Filiale |
Industria |
|
Themeluar në | 5 dhjetor 1984; 39 vite më parë (1984-12-05) |
Themeluesi | Gary Krisel |
Zyrat qendrore | Rruga Sonora nr. 811, Glendale, Kaliforni, SHBA[1] |
Numri i vendodhjeve | 3 |
Njerëzit kyç | Meredith Roberts (nënkryetare e lartë, menaxhere e përgjithshme)[2] |
Prodhimi |
|
Prindi | Disney Branded Television |
Ky sektor merret me zhvillimin dhe prodhimin e serialeve, filmave dhe specialeve të animuara televizive, për transmetim në rrjetet e markës Disney; Disney Channel, Disney XD dhe Disney Junior, poashtu edhe për streaming në Disney+. Prodhimet e DTVA-së licensohen për transmetim në rrjetet e Disney ndërkombëtarisht, dhe në televizione tjera jo të ndërlidhura me Disney.