Bashkëveprimi i fortë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në fizikën bërthamore , bashkëveprimi i forte, forca e fortë, ose forca e ngjyrës, është forca që mban kuarket dhe gluonet së bashku të cilat formojnë protonet dhe neutronet. Bashkëveprimi i fortë është një nga katër bashkëveprimet themelore, së bashku me gravitetin, forcën elektromagnetike dhe bashkëveprimin e dobët.
Fjala e forte përdorët për të treguar se bashkëveprimi i fortë është forca më e fortë ne krahasim me tri forcat e tjera; Fuqia e fushës është 100 here më e fortë se forca elektromagnetike, pra 1013 herë më e madhe se forca e dobët, dhe rreth 1038 herë më e fortë se forca e gravitacionit.
Forca e forte ka si thërrmija mediatore gluonet, të cilat veprojnë mbi kuarket, antikuarket, si dhe mbi vetë gluonet. Kjo jepet ne mënyre te detajuar nga teoria e kromodinamikes kuantike (KDK).