Protoni
From Wikipedia, the free encyclopedia
Protoni (nga greq. πρῶτον, proton = i pari) është një grimcë e qëndrueshme nënatomike me një ngarkesë elektrike pozitive. Masa e protonit është pak më e vogël se e një neutronit dhe 1,836 herë më të madhe se e elektronit. Protonet gjenden ne bërthamën e atomit se bashku me neutronet. Për çdo bërthame të elementeve kimike , numri i protoneve është gjithmonë i njëjte dhe përcakton vetitë e një atomi ; ky numër është numri atomik (shënohet me Z) i elementit.
Një proton i vetëm është bërthama e një atomi te zakonshëm hidrogjeni ; si i tillë është i ngjashëm me jonin e hidrogjenit (H+). Protonet dhe neutronet janë nukleone, te cilët mund të lidhen nga forca atomike në një bërthamë atomike. Kundërlënda e protonit është antiprotoni, i cili ka ngarkesën e njëjte me protonin por shenjë te kundërt. Protonet mund te shndërrohen ne neutrone nga kapja e elektronit ; ngaqë neutronet janë më të rënda se protonet, kjo ecuri nuk ndodh vetvetiu por vetëm kur ushtrohet energji.
Protonet përdoren si predha ne përshpejtimet e grimcave për te krijuar dhe studiuar reagimet e bërthamave atomike. Ata janë përbërësit kryesore te rrezeve parësore kozmike dhe janë nder produktet e shpërbërjes radioaktive (shih radioaktiviteti) dhe reagimeve bërthamore.
Protonet e lira gjenden herëpas'here në Tokë: stuhitë e vetëtimave mund të lëshojnë protone në atmosferë me energji disa dhjetëra MeV. Në temperatura dhe energji kinetike mjaft të ulëta, protonet e lira lidhen me elektrone. Në vakum, ku elektronet e lira janë të pranishme, një proton i ngadaltë mjaftueshëm mund të kapë një elektron të lirë duke u bërë një atom hidrogjeni.