Banksy
artist grafiti, aktivist politik dhe piktor pseudonim me bazë në Angli / From Wikipedia, the free encyclopedia
Banksy është një artist anglez anonim në fushën e graffiti-t, aktivist politik dhe drejtor filmash. Veprat e tij janë plot me komente politike dhe elemente sociale dhe janë paraqitur në rrugë, mure, dhe ura të qyteteve në të gjithë botën.[1] Banksy u zhvillua si artist gradualisht nga e ashtuquajtura skena e Bristol, ku artisë nga zhanre të ndryshme bashkëpunojnë mes artistëve dhe muzikantëve. Vëzhguesit kanë vënë në dukje se stili i tij është i ngjashëm me Blek le Rat, i cili filloi të punojë me teknikën stencil në vitin 1981 në Paris. Banksy ka deklaruar se ai ishte i frymëzuar nga "3D", një artist grafiti i cili më vonë u bë anëtar themelues i Massive Attack, një grup muzikor nga qyteti Britanik Bristol.[2] Ekzistojnë gjithashtu spekulime se artisti zviceran Maître de Casson mund të jetë Banksy[3]. Maître de Casson e mohon këtë në faqen e tij të internetit[4].