Arti i Rilindjes
From Wikipedia, the free encyclopedia
Periudha e quajtur si Art i Rilindjes konsiderohet harku kohor i zhvillimit artistik që nisi dhe u zhvillua në Firence në fillim të Quattrocento-s dhe prej aty përfshiu Italinë dhe më pas Evropën deri nga dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XVI, kohë kur mori udhë "Rilindja e Lartë" e Leonardo da Vinçit, Mikelanxhelo Buonarrotit dhe Raffaello-s. Në Artin e Rilindjes përfshihet piktura, skulptura, arkitektura dhe artet dekorative bashkë me letërsinë, teatrin, muzikën dhe kërcimin përgjatë historisë së Rilindjes evropiane. Arti i saj, bashkë me Rilindjen e filozofisë humaniste, u përhap nëpër Evropë, duke ndikuar si artistët ashtu edhe porositësit e tyre me zhvillimin e teknikave dhe ndjesive të reja artistike. Ky art vë në dukje kalimin e Evropës, nga periudha mesjetare në Epokën e hershme Moderne. Megjithatë në shumë pjesë të Evropës, Rilindja e hershme u zhvillua paralelisht me artin gotik të mesjetës së vonë.