![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5c/Bogdani.jpg/640px-Bogdani.jpg&w=640&q=50)
Cuneus prophetarum
libër / From Wikipedia, the free encyclopedia
Cuneus prophetarum (shqip: Çeta e profetëve ose Vargu i profetëve) është një traktat kryesisht teologjik i Pjetër Bogdanit, botuar në Padova në vitin 1685 në latinisht dhe shqip.[1] Qëllimi kryesor i tekstit ka qenë mundësimi në mënyrë të përgjithshme të mësimeve të Krishtërimit në mënyrë të kuptueshme nga grigja e Bogdanit.[2] Qëllimi dytësor ka qenë parandalimi i grigjës katolike që të bëheshin muslimanë apo ortodoksë, duke kritikuar "gabimet" i këtyre dy feve.[3] Qëllimi tretësor ka qenë për konvertimin e muslimanëve dhe ortodoksëve në katolikë.[4]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5c/Bogdani.jpg/320px-Bogdani.jpg)
Librin përmban pasazhe në gjuhën armene dhe siriake, si dhe në dy njësi të librit me citime versetesh të Dhiatës së Vjetër në latinisht, shqip, si dhe në hebraisht e arabisht.[5]