Çeliku
From Wikipedia, the free encyclopedia
Çeliku lidhje metalike e hekurit me karbonin e metale te tjera si nikel dhe kromi, perdoret per prodhimin e eneve te kuzhines, skeletit te bicikletave, disqeve te tyre etj., sepse eshte i forte dhe nuk ndryshket. Çeliku është një lidhje e hekurit me karbonin, ku përqindja e karbonit ështe në kufijtë 0.2 deri në 2.1%. Përveç karbonit çeliku mund të ketë në përbërje edhe elementë të tjerë lidhës si mangan, krom, vanadium, volfram etj. Në varësi të përqindjes së karbonit dhe elementëve të tjerë, ndryshojnë edhe vetitë e çelikut si fortësia, plasticiteti, përpunueshmëria mekanike etj. Me rritjen e përqindjes së karbonit rritet fortësia çelikut por ulet plasticiteti i tij, pra bëhet më i thyeshëm.
Çeliku është një nga materialet më të përdorshëm në botë. Ai përdoret në ndërtim, në prodhimin e makinerive, të automobilave, pajisjeve dhe veglave të ndryshme. Çeliku është material i cili është çdoherë modern dhe aktual, material i të sotmes dhe të ardhmes. Ai është material me mundësi të pakufizuara. Është i shkëlqyeshëm për objekte reprezentative dhe industriale, ngase me procese të vogla zotërohen me distanca të mëdha, përkatësisht ngarkesa të mëdha. Ai është i material i përshtatshëm dhe me përpunimin e tij industrial mundësohet montim i konstruksioneve të çelikut në periudhë të shkurtë kohore. Në të njëjtën kohë, çeliku është material i ekologjisë sepse mund të riciklohet pafundësisht, pa u humbur ndonjë nga kualitetet e tij. Sot, në vendet e zhvilluara industriale, çeliku paraqet material ndërtimor pa të cilin nuk mund të mendohet ndërtimi i asnjë objekti të njohur. Aplikimi i çelikut në konstruksionet e ndërtimtarisë, nga aspekti i inxhinierisë- konstruksionit, ka arsyetim të plotësishëm.
Bazat e konstruksioneve të çelikut dalin prej vetive të çelikut si material ndërtimor. Çeliku paraqet material homogjen me strukturë homogjene dhe veti të njëjta mekanike në të gjitha drejtimet. Çeliku është material i qëndrueshëm që duron deformime elastike dhe plastike.