Çadi
Një vend në Afrikë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Çadi (frëngjisht: République du Tchad) është një shtet pa dalje në det që ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.
République du Tchad Ǧumhūriyyat Tšād | |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: "La Tchadienne" (Himni çadian) | |||||
Kryeqyteti | Nxhamena (njëkohësisht qyteti më i madh) | ||||
Gjuhët zyrtare | frëngjisht, arabisht | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republikë Presidenciale | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje | 10.329.208 | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Zona kohore | UTC+1 | ||||
|
Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km² në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale. Shtrihet mbi fushë basenin e Çadit dhe zgjatet në veri deri në malet Tibesti (Saharë).
Popullsia kryesisht i takon racës së zezë, arabë dhe një popull i quajtur kanuri. Për nga përkatësia fetare dominojnë myslimanët me 50% pas të cilëve vinë ndjekësit e feve dhe zakoneve tradicionale afrikane me 20-25 %. Të krishterët përbëjnë diku 19 % të popullsisë.
Në jug mbillen disa bimë vendase dhe orizi për eksport, po ashtu dallohet edhe kultivimi i mëndafshit, kikirikëve dhe blegtoria e endacakëve. Peshkimi bëhet në liqenin e Çadit dhe në lumenjtë. Nuk ka ndonjë industri të mirëfilltë, partner më të rëndësishëm të tregtisë llogaritet të jenë Franca dhe Nigeria. Çadi ka një port ajrore ndërkombëtare në kryeqytet.