Koreja e Veriut
Koreja e Veriut, zyrtarisht Republika Popullore Demokratike e Koresë, është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në gjysmën veriore të Siujdhesës Koreane. Kufizohet në veri dhe veriperëndim me Republikën Popullore të Kinës, me Rusinë në një pikë të skajshme në verilindje, si dhe me Republikën e Koresë në jug, përgjatë Zonës së Demilitarizuar Koreane. Ka sipërfaqe prej 120.540 km² dhe numëron 22.666.000 banorë, prej të cilëve mbi tre milion jetojnë në kryeqytetin Phenian (Phjonian).
Read article