Selinoja e njohur edhe si selin, selini me erë të rëndë (Korçë), selinë është bimë barishtore shëruese.
Në kohën e Egjiptit të vjetër fletat e selinojës së egër, dhuroheshin në raste vdekje. Nga grekët e njohur si sélinon, nga romakët e quajtur apium, kjo bimë i dedikohej Zotit të nëntokës. Selinoja mbillej në afërsi të varrezës dhe e rrethonte atë me gjethet e saja.