Numri e së bashku me numrat , , dhe njësinë imagjinare është njëra prej konstantave më të rëndësishme në matematikë. Numri e është numri i vetëm real i tillë që funksioni ex gjatë derivimit të tij nuk ndryshon. Funksioni quhet funksion eksponencial dhe funksioni invers i tij është funksion logaritmik i cili për bazë e ka pikërisht numrin e. Numri e quhet edhe numër i Eulerit ose i Neperit.
Numër i thjeshtë - quhet numri natyror i cili ka pikërisht 2 pjesëtues të ndryshëm, vetveten dhe numrin 1. Të gjithë numrat e tjerë natyrorë përveç numrit 1 quhen numra të përbërë. Të gjithë numrat natyrorë përveç 1 mund të zbërthehen në shumëzues të thjeshtë pra mund të shkruhen si prodhim i numrave të thjeshtë ose i fuqive të tyre. Me studimin e vetive të numrave të thjeshtë merret dega e matematikës që quhet Teoria e numrave.
+383 është
kodi ndërkombëtar telefonik (prefiksi) për Kosovën. Ky kod i është caktuar Kosovës nga ana e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit -
ITU me Marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, e të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kodi fillimisht pritej të hynte në fuqi më 1 janar 2015, por që finalizimi i marrëveshjes u shty për fund të gushtit të vitit 2016. Kosova është e përfaqësuar në ITU si Kosovë*, pa paragjykimin e qëndrimeve mbi statusin e saj dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Kodi +383 është në kompetencë të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit të Kosovës.