Kosova gjendet në Evropën juglindore, qendër të Gadishullit Ballkanik. Nëpër territorin e Kosovës kalojnë rrugët që lidhin detin Adriatik, detin Egje me brendinë e Gadishullit Ballkanik. Kosova në vijë ajrore më së afërmi e ka detin Adriatik vetëm rreth 100 km.
Gjeografia e Kosovës : për klasën e 8-të të shkollës fillore nga Sherif Maloku (red.). Botuar në Prishtinë nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, në vitin 1995. Botimi i 2-të me 164 faqe.
Gjeografia e Kosovës dhe trevave shqiptare përtej kufirit të Republikës së Shqipërisë libër me autor Sabri Laçi. Botuar në Tiranë nga "Progres", në vitin 2006. Faqe 285. ISBN 99943-824-4-6