Alfabeti Fonetik Ndërkombëtar është një alfabet fonetik, një marrëveshje ndëkombëtare për mbledhjen e shenjave fonetike. Me ndihmën e tij mund të përshkruhen saktë tingujt e të gjitha gjuhëve njerëzore. Parimi mbi të cilin mbështetet IPA është paraqitja me një simbol të veçantë e një foneme ose varianti fonematik. Pra, çdo tingull njerëzor paraqitet me një simbol të veçantë grafik.