From Wikipedia, the free encyclopedia
Zübeyde Hanım (1856 – 15 janar 1923) ishte nëna e Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesi i Republikës së Turqisë. Ajo ishte vajza e vetme e familjes Hacısofular e cila përfshinte dy vëllezërit e saj. Zübeyde lindi në fshatin Langaza (tani në njësinë rajonale të Selanikut), Perandoria Osmane në vitin 1857 si vajza e një fshatari turk.[2] Familja Hacısofular migruan në Maqedoni pas rrëzimit të Karamanidëve.[3]
Zübeyde Hanım | |
---|---|
U lind në | 1856 |
Vdiq | 15 janar 1923[1] İzmir, Turqi |
Bashkëshorti/ja | Ali Rıza Efendi (m. 1871; deri në vdekjen e tij) Ragıp Bey |
Fëmijë | Fatma, Ömer, Ahmet, Mustafa, Makbule, Naciye |
Edukimi i Zübeyde Hanım ishte themelor dhe përbënte vetëm në mësimin e të lexuarit dhe të shkruarit. Për shkak se dinte të lexonte dhe të shkruante, disa njerëz i quanin Zübeyde Molla (dikush i ditur dhe u mëson njerëzve të tjerë, veçanërisht mësuese e teologjisë).
Zübeyde Hanım ishte një muslimane e devotshme dhe si rezultat i edukimit të saj të devotshëm ajo donte që djali i saj Mustafa Kemal Atatürk të shkonte në mejtepin Mahalle, një shkollë islame që mëson Kur'an.
Martesa e parë e Zübeyde Hanım ishte me Ali Rıza Efendi. Me flokët e saj bjonde të errëta, sytë blu të thellë dhe lëkurën e hapur, ajo fitoi admirimin e Ali Rıza, një roje kufiri. Këtë martesë e ka bërë motra e madhe e Ali Rizës – siç ishte traditë në atë kohë. Zübeyde Hanım ishte në fillimet e adoleshencës dhe 20 vjet më e re se burri i saj. Fëmija i tyre i parë ishte Fatma, e ndjekur nga Ömer dhe Ahmet, por të gjithë vdiqën në fëmijëri.[4] Në vitin 1881 ajo lindi djalin Mustafa,[5] dhe vajzën Makbulen në vitin 1885.
Zübeyde Hanım, gjithashtu lindi një vajzë Naciye në vitin 1889, por ajo vdiq nga tuberkulozi në fëmijëri.
Ajo mbeti e ve në moshë të re, pasi burri i saj vdiq kur djali i tyre Mustafa ishte gjashtë vjeç.
Pas vdekjes së tij, Zübeyde Hanım u zhvendos me dy fëmijët e saj, Mustafa dhe Makbule, për të jetuar me vëllain e saj, Hüseyin, i cili ishte menaxher i një ferme jashtë Selanikut.[6]
Në martesën e dytë ajo ishte e martuar me Ragıp Bey, i cili kishte katër fëmijë nga martesa e tij e mëparshme. Ajo nuk mund ta shihte Mustafa Qemalin gjatë Luftës së Pavarësisë Turke më 1919.
Pas Luftërave Ballkanike, kur osmanët humbën Selanikun nga Greqia, ajo u zhvendos në një shtëpi në Beshiktash-Akaretler, Stamboll me vajzën e saj Makbule. Ajo u shpërngul në Ankara në vitin 1922, por klima nuk ishte e përshtatshme për të, kështu që u dërgua në İzmir.
Ajo vdiq më 15 janar 1923,[7] dhe për të u ndërtua një memorial në vitin 1940, ku prehet tani.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.