Jules Verne (shqiptimi : Zhyl Vern) (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohërave, menjëherë pas Agatha Christie, me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikesish.Ai është i njohur për faktin se shkruajti për shumë shpikje para se ato të shpikeshin.Ai ka krijuar shume libra si ishulli misterioze,80 dite rreth botes ,20000 lega nen ujë etj.

Jules Verne 1856

Biografia

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantes, në Francën Perendimore. Ai ndoqi hapat e babait të tij dhe filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre-Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë. Pas suksesit të librave të tij, Zhyl Verni fitoi popullaritet në gjithë botën. Ai u tërhoq nga jeta publike dhe bleu një shtëpi në Amien, një qytet i qetë bregdetar. Këtu ai filloi të rregullonte marrëdhëniet me disa nga anëtaret e familjes me të cilët s`kishte marrëdhënie të mira (përfshire dhe djalin e tij) si dhe u frymëzua për disa nga kryeveprat e tij. Zhyl Vern vdiq në Amien më 1905 dhe u varros në këtë qytet.

Titujt e veprave

Zhyl Vern ka shkruar 58 romane, por midis veprave të tij më të njohura përmenden :

  • Aventurat e tri anglezëve dhe tri rusëve në Afrikën Jugore
  • Gjarpëri i detit
  • "Pesë javë në balonë"
  • "Ishulli misterioz"
  • Rreth botës për 80 ditë
  • "20 mije ligat nën det"
  • "Nga Toka në Hënë"
  • "Udhëtim në qendër të Tokës"
  • "Aventurat e kapitenit Hateras"
  • "Fari në fund të botës"
  • "Sfinksi i akujve"
  • "Bijtë e kapitenit Grant"
  • "Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar"
  • "Dy vjet pushime"
  • "Aventurat e çuditshme të kapiten Antiferit"
  • "Mateo Sandorf"
  • "Mikel Strog"
  • "Piloti i anijeve të Danubit"
  • "Fshati ajror"
  • "Ndodhitë e një kinezi"
  • "Rrezja e gjelbert"
  • "Ylli jugor"
  • "Doktor Oksi"
  • "Kështjella në Karpate"
  • "Përplasja e anijes Xhonatan"
  • "Nje qytet lundrues"
  • "Vullkani i artë"
  • "Aventura e jashtëzakonshme e ekspeditës Barsak"
  • "Arkipelagu në flake"
  • "Mësymja e detit"
  • "Rrëmbimi i shpikësit"
  • "Dramë në Livoni"
  • "Udhëtaret e rinj"
  • "Shkolla e Robinsoneve"
  • "Dimërim në akull"
  • " 2 vite me pushime "

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.