From Wikipedia, the free encyclopedia
Dr. Zekerija Bajrami, u lind në vitin 1952 në fshatin Bojanë, rrethi i Shkupit. Mësimet fillestare (leximin e Kur’anit) i mori në vendlindje te hoxha i fshatit (i shquar dhe i përmendur në trevat tona) rahmetli h. Nevzat ef. Hasani. Ambicjet e tij nuk u ndërprenë me kaq, kështu që si i ri aty nga viti 1968, mësimet fetare i vazhdoi te hoxha i njohur dhe me renome të larte fetare h. Rafis ef. Hoxha. Më pas, gjegjësisht në vitin 1971 u regjistrua në medresenë “Alauddin” në Prishtinë. Në vitin 1975/76 regjistrohet në fakultetin “Usuluddin” pranë Univerzitetit “El-Az’har” në Kajro, të cilin e mbaroi me sukses. Studimet i mbaroi në afat të shkëlqyer saqë diplomoi në vitin 1979/80.
Nuk mjafton vetëm kaq. Rruga e tij e ndritshme vazhdoi, ashtu që në vitin 1984 pranë katerdës së fakultetit “Darul-Ulum” të univerzitetit të Kajros me sukses mbaroi magjistraturën.
Si student gjate muajit të Ramazanit nuk pushonte, por energjinë dhe potencialin fetar e harxhonte duke shërbyer si imam në disa fshatra. Në vitin 1978 gjatë muajit të Ramazanit nga ana e Bashkësisë Islame u caktua vaiz në xhaminë e “Isa Beut” Shkup. Më 1979-82 ligjëroi në xhaminë “Sulltan Murat”. Më 1983 në xhaminë “Mustafa Pashë”. Më 1984 kalon në “Jahja Pashë”, kurse që nga viti 1985 e deri më sot punon si imam, mualim dhe hatib i rregullt në xhaminë “Sulltan Murat”.
Në vitin 1986 u inkuadrua në medresenë “Isa Beu” Shkup si profesor me honorar. Pas tre viteve, iu mundësua që të zgjedhë mes medresesë dhe xhamisë. Zekerija ef. Bajrami zgjodhi këtë të dytën.
Nga medreseja u largua, por jo edhe nga mësimi i fëmijeve dhe të rinjve. Kështu aftësoi dhe para tij kryen hatmen e Kur’anit më se 1200 nxënës ku ca prej tyre kryen hifzin e Kur’anit, medresenë e disa të tjerë vazhduan drejtime të ndryshme. Këtë rrugë në mësimin e fëmijëve e vazhdon edhe sot duke mos u lodhur fare. Imami, ligjeruesi dhe profesori Dr. Zekerija ef. Bajrami entuziast i madh me plot seriozitet dhe me ndihmën e All-llahut të Madhërishëm arriti që t’i përfitojë zemrat e besimtarëve. Në ligjeratat e tij janë të pranishëm njerëz nga struktura të ndryshme: nxënës, studentë, intelektualë etj.
Lusin All-llahun e Madhërishëm që të na mëshirojë të gjithve neve dhe ligjeruesit tanë. AMIN!
Dr. Zekerija ef. Bajrami pos punës ligjeruese-predikuese nuk e harroi as penën. Është autor i librave në vijim:
“Agjërimi pse dhe si” “Vasijeti i muslimanit” “70 porosi të pejgamberit a.s.” “Pejgamberi a.s. shembëlltyre e të urtëve” si dhe përktheu librat:
“Le ta dijë rinia” dhe
“Fjala e bukur”
Dr. Zekerija ef. Bajrami, pas një pauze të konsiderueshme, në shkurt të vitit 2005, me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës me temë: “Qëndrimi i Islamit ndaj laicizmit - Ndikimi i tij në vendet Ballkanike” në Kajro, Egjipt.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.