Remove ads
fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Zabel i Ulët është një vendbanim në komunën e Drenasit, Kosovë.
Fshati Zabeli i Ulët shtrihet pikërisht në udhëkryqin e rrugës Prishtinë - Pejë, dhe Carralevë – Skenderaj, rreth 5 km në jug të Drenasit. Nëpër këtë fshat kalon ”lumi Drenica” i cili dukshëm e ndihmon bujqësinë e këtij fshati.
Si fshat është relativisht i ri, ngase ishte si çiflig i Ahmet Efendisë. Këtu për herë të parë përqendrohen familje shqiptare fisi (Shala) i cili migroi nga Isniqi në Negrovce tani në Zabel, tash Zabeli i Epërm ishin të parët që erdhën në vitin 1799 dhe më pas erdhën disa familje në vitin 1878 nga viset e ndryshme shqiptare. Pas dëbimit me dhunë nga trojet e tyre etnike nga Toplica këtu erdhën këto vëllezër familjarë: Berilët, Pasjaçët, Buçincët, Slivovët (Loshët), Bublakët (Cërnovërhët), Dalldurët (Momçillët), Zhinipotokët (Bardhët), Currët (Llapatincët), Oranët, Konjuhët, Gergurët, Jashanicët. [nevojitet citimi]
Gjithashtu në këtë fshat banonin edhe tri vëllazëri familjare vendase që deklaronin se kanë ardhur nga Sankoci, vëllazëritë Rama, Haxha dhe Brahimi.
Familjet muhaxhirë u vendosen në tokat e Ahmet Efendiut, përkatësisht Selatin Beut, ku në fillim u lejuan që të punojnë si çifqinjë e më vonë ua jep tokat me çesim. Më vonë këtu erdhën edhe disa familje kolonialiste serbo – malazeze por pas plenumit të Brioneve thuaja të gjitha këto familje e lëshuan këtë fshat. Gjithashtu edhe disa familje muhaxhirë e lëshuan këtë fshat dhe disa u shpërngulën në Turqi dhe vise të ndryshme të Kosovës.
Zabeli i Poshtëm kufizohet në veri me korroticën e Ulët, Në veriperëndim me Krajkovën, në perëndim me Llapushnikun (Vukovcin), në Jug me Komoranin, në jug Lindje me Zabelin e epërm dhe Sankocin, dhe në Lindje me Korroticen e epërme.
Është karakteristikë se këtë fshat e ndanë në dy pjesë rruga Caralevë - Komoran- Drenas - Mitrovicë si dhe lumi "Drenica" për çka ia kanë lakminë shumë fshatra.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.