Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Vasco Rossi, I njohur si Vasco ose edhe me epitetin e tij, Blasco, I lindur ne (Zocca, 7 shkurt 1952) është një këngëtar italian - tekst shkrues. Gjatë karrierës së tij ai ka publikur 25 albume (nga të cilat 16 në studio, 7 live dhe 2 përmbledhje zyrtare). Është një ndër kantautorët Italianë me më shumë famë dhe sukses.
Vasco Rossi | |
---|---|
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Vasco Rossi |
Njohur edhe si | Blasco, Komandante |
Lindi | 7 shkurt 1952 (72 vjeç) |
Prejardhja | Zocca, Emilia-Romagna, Itali |
Zhanret | Pop rock, Hard rock, |
Profesioni | Këngëtar, Kantautor |
Vitet aktive | 1977 - prezent |
Labeli | Lotus, Targa, Carosello, EMI Italiana |
Uebfaqja | VascoRossi.net |
Vasco Rossi lindi në Zocca, vënd midis Modenas dhe Bolognas, në 7 shkurt 1952. Emrin ja ka vënë babai I tij Giovani Carlo, me profesion kamionist. Ka kalur një fëmijëri të qetë, I rrethuar nga dashuria e familjes së tij.
Eksperienca që ndryshon rrënjësisht karierën e Vascos ëshë pjesmarrja në festivalin e Sanremos. Pavarsisht që festivali I muzikës italiane nuk hynte në stilin e rockerit, ai shfrytëzoi rritjen artistike, duke e bërë pjesmarrës në festivalin e organizuar nga RAI. Kështu në 1982 Vasco merr pjesë në festivalin e Sanremos me këngën Vado al massimo. Performanca e rockerit krijoi shumë përshtypje. Vasco ikën nga skena me mikrofonin e future në xhepin e xhaketës. Gjatë largimit, mikrofoni I cili ishte I lidhur me kabëll rrëzohet nga xhepi dhe bie duke krijuar panik në sallë dhe tek moderatorët e spektaklit. Ishte pikërisht ky qëllimi I rockerit nga Zocca për krijimin e kësaj përshtypjeje, duke e veçuar atë nga konkurentët e tjerë. Vitin tjetër Vasco prezantohet sërisht në Sanremo me Vita Spericolata (mbase kënga e tij më e famshme). Kënga u bë një nga klasiket e muzikës italiane. Kënga hyn në finale, por skualifikohet nga lista e Festivalit në vendin e parafundit. Krijoi përsëri përshtypje performance e tij në Teatrin Ariston: në pjesën e fundit të këngës Vasco përshëndet publikun dhe largohet nga skena duke lënë playback-un të mbaronte këngën.
« ...E poi ci troveremo come le star, a bere del whisky al "Roxy Bar", o forse non c'incontreremo mai, ognuno a rincorrere i suoi guai... » (nga Vita spericolata, 1983)
Më pas ai publikon albumin Bollicine. Është albumi I gjashtë në gjashtë vite, ai që pagëzon Vasco Rossin si ikon të rrokut Italian; qëndron në majat e klasifikimit për 35 javë dhe del si një ndër 5 albumet më të shitura të vitit. Kënga ironike Bollicine, e krijuar me sllogane dhe shprehje me efekt (duke bërë të qartë që ai pinte kokainë) fiton Festivalbar të vitit ’83 dhe turi për të promovuar albumin është një triumf. Kjo është një ndër periudhat me më shumë sukses nga pikpamja muzikore, por jo nga ajo humane: sipas disa biografëve Vasco kishte arritur vërtet al Massimo: është I varur nga drogra farmaceutike, jeton sikur të ishte gjithmonë në skenë, nuk fle për ditë të tëra dhe vazhdon të përdori Lexotan, aq shumë sa për të detyruar menaxherin e tij të anullojë koncerte.
Rënia: droga dhe karriera
Në vitin 1984 del përmbeldhja e parë live: Va bene, va bene così, që do të qëndrojë 33 javë në klasifikim, 8 ndër të cilat në vendin e parë. Por në 20 prill të të njëjtit vit rockeri ndalohet në një diskotekë në Bologna dhe arrestohet. Kalon 22 ditë në burg (5 në izolim). Në 12 maj Vasco merr lirinë e përkohshme. Ai lirohet nga akuzat, por dënohet me dy vite e tetë muaj për përdorim të substancave të ndaluara. Nga aty e pak Vasco publikon albumin Cosa succeed in città, I vlersuar si albumi I rilindjes së tij. Pamvarësisht se albumi nuk e bindi shumë Vascon, ai qëndroi në klasifikim për 29 javë. Vitin tjetër ai bëhet baba për herë të parë dhe zhduket nga qarkullimi për dy vite. Shumë thanë për një periudhe nevrastenike të tij, por ai donte të gjente vetveten dhe takoi miq të vjetër të fëmijërisë së tij.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.