Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

universitet në Tiranë, Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) është një Universitet PublikTiranë, Shqipëri, i cili është i orientuar në shkencat e mjekësisë dhe të shëndetit. UMT gëzon një reputacion të mirë akademik dhe shkencor duke ofruar ekspertizën më të mirë në fushat mjekësore.

Fakte të shpejta Lloji, Themelimi ...
Remove ads
Remove ads

Historiku

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (University of Medicine, Tirana) (UMT) u themelua më datë 23.1.2013 me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Formimi i tij erdhi përmes bashkimit të dy Fakulteteve ekzistuese, Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Infermierisë (i cili tashmë quhet Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike) dhe nga krijimi i tre Fakulteteve të reja, si risi për fushat specializuese përkatëse në Shqipëri. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë përbëhet konkretisht nga pesë Fakultete: Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Shëndetit Publik.[3] Krijimi i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë erdhi si rezultat i dinamikës së zhvillimeve të brendshme në Arsimin e Lartë Publik në Shqipëri dhe të këmbënguljes së strukturave akademike mjekësore që prej më shumë se një dekade kanë punuar për specializimin e metejshëm të Mjekësisë Shqiptare. Fjala e Mjekëve e krijoi këtë institucion me një dedikim special: rritjen e cilësisë dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm, duke bashkuar të gjitha strukturat mjekësore nën drejtimin e një institucioni profesional dhe kompetent që i njeh më mirë problematikat mjekësore dhe i ndjek ato nga afër.[3]

Fillimet e Mjekësisë Shqiptare janë të lidhura ngusht me këtë Institucion të Arsimit të Lartë Publik, pasi Instituti i Lartë i Mjekësisë (më pas i emërtuar Fakulteti i Mjekësisë) u krijua në vitin 1952 dhe ishte një ndër pesë institutet e para të krijuara në Republikën e Shqipërisë, të cilët më pas u grupuan dhe formuan Universitetin Shtetëror të Tiranës(më pas i emërtuar Universiteti i Tiranës) në vitin 1957, Institucionin e parë Shtetëror të Arsimit të Lartë Publik.

Remove ads

Faktet Akademike

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) është një ndër Universitetet më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqipëri.[2] UMT përbëhet nga 5 Fakultetet, 17 Departamente and 26 programe studimi. Programet e studimit janë të ndara në tre ciklet akademike: Bachelor, Master i Shkencave dhe Doktoraturë, që zhvillohen në Tirana.

Cfarë ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

UMT ofron 3 vite diplomë e ciklit të parë Bachelor , 2 vite diplomë e ciklit të dytë Master, 5 ose 6 vite (në bazë të kurrikulës) diplomë e intergruar e ciklit të dytë Master degree dhe 3 vite diplomë e ciklit të tretë Doctorate (PhD), në përputhje të plotë me Magna Charta of Bologna. Gjithashtu, Fakulteti i Mejekësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare ofrojnë mundësinë për studentët e diplomuar të vazhdojnë Specializimin në Shërbimet Klinike të Departamenteve.

UMT ka rreth 8,338 studentë që ndjekin studimet e tyre në këtë Universitet. Stafi akademik i punësuar në UMT është rreth 294 pedagogë dhe stafi administrativ është i përbërë nga 70 punonjës.

Kampusi universitar i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ndodhet në zonën urbane të qytetit, jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, në verilindje të Tiranës, dhe konviktet studentore janë të bashkuara me të gjithë studentët e Universiteteve të tjera publike, konvikti i meshkujve në Qytetin Studenti (City of the Students)[4] dhe konvikti i femrave pranë zonës së Fakultetit të Mjekësisë.

Fakultetet dhe Programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë, si më poshtë:

  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Mjekësisë Dentare
  • Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fakulteti i Mjekësisë

Fakulteti ofron programet e studimit:

  • Mjekësi e Përgjithshme (General Medicine)

- Master i Shkencave i Integruar në Mjekësi e Përgjithshme (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 6 vjet.
  • Farmaci (Pharmacy)

- Master i Shkencave i Integruar në Farmaci (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 5 vjet.
  • Shëndet Publik (Public Health)

- Master i Shkencave në Shëndet Publik (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Shëndet Publik (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.


Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Fakulteti ofron programin e studimit:

  • Stomatologji (Dentistry)

- Master i Shkencave i Integruar në Stomatologji (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 5 vjet.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fakulteti ofron programet e studimit:

  • Infermieri të Përgjithshme (General Nursery)

- Bachelor në Infermieri të Përgjithshme (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Menaxhim Infermieror (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Menaxhim Infermieror (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Teknik Laboratori (Laboratory Technician)

- Bachelor në Teknik Laboratori (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Teknik Laboratori (Msc.) Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Teknik Laboratori (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Fizioterapi (Physiotherapy)

- Bachelor në Fizioterapi (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Fizioterapi (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Fizioterapi (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Mami (Midwifery)

- Bachelor në Mami (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Mami (Msc.)

 Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Mami (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Imazheri (Radiology)

- Bachelor në Imazheri (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Imazheri (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Imazheri (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Logopedi (Logopedy)

- Bachelor në Logopedi (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Logopedi (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Logopedi (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Geriatri (Geriatric studies)

- Master Profesional në Geriatri (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vje.
Remove ads

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Loading content...
Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads