Thëngjilli sipas Gjonit është një nga të katër Thëngjijtë kanonikë që janë në Besëlidhjen e ReBiblës së krishterë.

Thumb
Shën Gjoni Ungjilltar.

Autori i Ungjillit megjithëse e lë vetveten paksa në anonim, megjithatë, dy herë do të na sigurojë se ai vetë i pa me sy gjërat që parashtron (1,14; 19,35). Shpesh e thekson se është: >...nxënësi të cilin Jezusi e donte veçanërisht< (13,23; 19,26.27.35; 21,7.20.20). Kjo na bën të mendojmë se është Gjoni, njëri prej të Dymbëdhjetëve, biri i Zebedeut dhe i Salomes, vëllai i Jakobit. Edhe Tradicioni i Kishës që në fillim ia ka mbështetur atij autorësinë.

Edhe Ungjilli i katërt u shkrua në greqisht. U shkrua për të krishterët e Azisë së Vogël. Shumica e specialistëve është e mendimit se u shkrua në Efes v.95-100.

Gjuha e stili janë të veçantë e, bashkë me tri Letrat e Gjonit dhe Zbulesën, bën pjesë të veçantë në Besëlidhjen e Re.

Me hyrjen e përmendur: >Në fillim ishte Fjala...< që është si një 'praeludium' apo ouverture, në pak fjalë na e paraqet krejt përmbatjen e librit: Jezusi është Hyji që hyn në botë e në histori për të shëlbuar njerëzimin. Mbetemi të mrekulluar para Jezusit, Fjalës-Logos-it, vetja e të cilit tejkalon çdo person në historinë e njerëzimit. Biri i Hyjit - Hyj i amshueshëm, i bërë njëri, Krijues i gjithësisë, njerëzve u jep një jetë të re që vjen prej Hyjit.

Në vend të dytë Gjoni na parashtron konfliktin e njerëzve me Hyjin, Gjoni-Pagëzuesi, nuk është Mesia! Mesia, i Shuguruari, Krishti - është vetëm Jezuesi.

Shtjellon, pastaj se Jezuesi është më tepër se Moisiu. Besëlidhja e vjetër duhet t'ia lëshojë vendin Besëlidhjes së re, sepse Jezuesi nuk është vetëm një >I Dërguar< i Hyjit sado i madh e i veçantë, por është Biri i Hyjit, Hyj edhe ai vetë, i bërë njëri me anë të misterit të Mishërimit. Me anë të tij, Hyji vjen në mesin e njerëzve dhe hap e vendos rendin e mbinatyrshëm të hirit shenjtërues të humbur me anë të mëkatit të prindërve të parë.

Simbolika te Gjoni është shumë e theksuar. Ajo bazohet në librat biblikë të mëparshëm. Këndej Jezusi është: Dhëndër (3,29), Bari (10,11-14), Hardhi (15,1), Bukë (6,35), Dritë, Udhë, Jetë, Derë, Qengj, Tempull etj.


Plani:
Hyrja(1,1-18)
I. Pashkët e para(1,19-3,21)
1. Java e parë(1,19-2,12)
2. Festa e Pashkëve(2,13-25)
3. Shpallja e misterit të Shpirtit(3,1-21)
II. Udhëtimi në Samari e në Galile(3,22-4,54)
III. Festa e dytë në Jeruzalem(5,1-47)
IV. Festa e Pashkëve - Buka e jetës(6,1-71)
V. Festa e Tëbanave(7,1-10,21)
VI. Festa e Kushtimit të Tempullit(10,22-11,54)
VII. Pashkët e fundit - Lavdërimi i Birit të njëriut(11,55-19,42)
1. Para mundimeve(11,55-12,50)
2. Darka e fundit(13,1-17,26)
3. Mundimi e vdekja(18,1-19,42)
VIII. Dita e Ringjalljes(20,1-29)
Përfundimi(20,30-31)
Shtojcat(21,1-25)





Shiko edhe

Lidhjet e jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.