Turkmenët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Turkmenët (Turkmenisht: Türkmenler, Түркменлер, توركمنلر) janë një grup etnik turkik me origjinë nga Azia Qendrore, që jetojnë kryesisht në Turkmenistan, rajone veriore dhe verilindore të Iranit dhe Afganistanit. Grupe të konsiderueshme të turkmenëve gjenden gjithashtu në Uzbekistan, Kazakistan dhe Kaukazin e Veriut (Stravopol Krai). Ata flasin gjuhën turkmene, e cila klasifikohet si pjesë e degës së Oghuz Lindore të gjuhëve turkike.
Turkmenët janë kryesisht myslimanë. Turkmenët pranuan Islamin midis shekujve 12 dhe 14. Tarikatet sufiste si Jasavijët dhe Kubravijët kontribuan shumë në konvertimin e turkmenëve në Islam. Vendi i Turkmenistanit inkurajon konceptualizimin e "Islamit Turkmen", ose adhurimit që shpesh është i përzier me nderimin e pleqve dhe shenjtorëve, ritualet e ciklit të jetës dhe praktikat sufiste.
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads
