Turhan pashë Përmeti (Tërhallë, 1262 H; 1845 ose 1846 - Neuilly, Francë, 9 shkurt 1927) ka qenë nëpunës e diplomat shqiptar i Perandorisë Osmane dhe më pas tri herë kryeministër i Shqipërisë së pavarur. Për shërbimet e tij diplomatike u nderua me dekorata si nga shteti i vet ashtu edhe nga shtetet ku kreu detyrat e ngarkuara.

Fakte të shpejta Kryeministër i Shqipërise, Paraprirë nga ...
Turhan pashë Përmeti
Thumb
Kryeministër i Shqipërise
Në detyrë
14 mars, 1914  3 shtator, 1914
Paraprirë ngaFejzi bej Alizoti
Pasuar ngaEsat pashë Toptani
Në detyrë
25 dhjetor, 1918  29 janar, 1920
Paraprirë ngaEsat pashë Toptani
Pasuar ngaSulejman bej Delvina
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
14 mars, 1914  20 maj, 1914
Paraprirë ngaFejzi bej Alizoti
Pasuar ngaPreng Bibë Doda
Të dhëna vetjake
U lind më1846
Tërhallë, Perandoria Osmane
Vdiq më9 shkurt 1927
Neuilly, Francë
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiPolitikan
NënshkrimiThumb
Mbylle

Biografia

Turhan Hysni beu u lind në Tërhallë, i biri i Jahja beut, nga familjet e mëdha të qytezës së Përmetitvilajetin e Janinës. Në medresetë e Janinës nxuri arabisht dhe persisht, kurse te "Zosimea" është diplomuar duke marrë njohuritë themelore të shkencave.

Më pas ka vazhduar Fakultetin e Drejtësisë në Athinë. Nga disa pedagogë privatë ka marrë njohuri mbi të drejtën ndërkombëtare, të drejtën romake, mbi historinë e hartimit dhe të nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve duke filluar nga Paqja e Vestfalisë (1648) e deri në vitin 1815 Kongresi i Vjenës dhe njohuri mbi ekonominë ndërkombëtare.[1]

Më 19 gusht 1866 u përfshi si stazhier në stafin e Zyrës së Përkthimit të Sarajit Perandorak. Më 1868 filloi detyrën si nëpunës dhe më 1869 emërohet sekretari i dytë i ambasadës osmane në Shën Petersburg, ku më 1871 u emërua kryesekretar dhe më 1873 qe i ngarkuar me punë i po kësaj përfaqësie të davletit osman.

Më 1874 u emërua kryesekretar i ambasadës perandorake në Berlin dhe më 1876 iu shtua edhe detyra e të dërguarit me punë po në këtë përfaqësi. Më 1877 u emërua si i ngarkuari me punë në ambasadën e Vjenës dhe po brenda atij viti u emërua nëpunës në ambasadën e Romës.

Më 1881 iu dha detyra e mytesarifit të sanxhakut të Tekes në Anadollin Jugor dhe më 1886 iu dha detyra e mytesarifit të sanxhakut të Urfës, në Anadollin Juglindor. Më 1887 iu dha drejtimi i ambasadës në Madrid.

vali në Gjirit (vilajeti i Kretës) në vitet 1895 dhe 1896, ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Vakëfeve. Dërgohej nga Stambolli pothuajse në të gjitha misionet në Europë.

Më 1908-1912 shërbeu si ambasador i Perandorisë Osmane në kryeqytetin e Perandorisë Ruse, Shën Petërsburg.

Turhan Pashë Përmeti ishte kryeministër i Shqipërisë në vitin 1914 nga data 15 mars deri më 3 shtator, si dhe nga 1918 deri në vitin 1920. Më 1919 kryesoi delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes. Pas largimit nga posti i kryeministrit u largua në Romë.

Më 1925 qeveria e Ahmet Zogut i kishte lidhur një pension të mirë.

Turhan Pasha vdiq në Neuilly, Francë më 9 shkurt 1927. Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga legata shqiptare e Parisit.[2]

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.