Transformatorët[1] janë pajisje elektrike - statike, të cilat bëjnë zmadhimin apo zvogëlimin e tensionit elektrik, rrymës elektrike dhe fuqisë elektrike. Parimi themelor i punës së tyre rrjedh nga ligji i Faradeit, i cili shpreh lidhshmërinë ndërmjet fushës elektrike dhe asaj magnetike. Transformatorët kanë gjetur përdorim të gjerë në centrale elektrike, për bartjen dhe transmetimin e energjisë elektrike, nga centralet deri tek përdoruesi. Në bazë të numrit te pështjellave apo dredhave në parësor(hyrje) dhe në atë dytësor(dalje) dallojmë :
- Transformator Ngritës (tensionin me një vlerë të caktuar në hyrje, në dalje e jep një tension me vlerë më të madhe) dhe
- Transformator Zbritës (e kundërta e atij rritës).
Transformatorët ndërtohen nga materialet ferromagnetike, të cilët zotërojnë përçueshmëri të madhe magnetike, gjithashtu edhe materialet me përçueshmëri elektrike. Qarku magnetik i tij ndërtohet nga fletëzat apo llamarinat e holla, të izoluara ndërmjet veti me një material izolues, për shkak të eliminimit të rrymave foku. Ato fletëza kryesisht janë të ndërtuara nga hekuri.
Në transformator paraqiten rezistenca omike si pasojë e rezistencave të materialit, dhe rezistenca induktive si pasojë e fluksit magnetik të shkapërderdhur. Qarku magnetik ka formën e katërkëndëshit ku dallohen dy zgjellat dhe dy shtyllat. Në parësor apo në hyrje vendosen apo lidhen dredhat dhe në dytësor dredha tjera. Me anë të këtyre dredhave fitohet fusha magnetike e cila lëviz nëpër qarkun magnetik dhe përcillet deri në dytësor,duke fituar kështu tensionin e dëshiruar.
Kjo lojë e transformatorit bën zmadhimin apo zvogëlimin e tensionit sipas nevojës. Ato instalohen nga centrali deri tek shpenzuesit. Në Kosove gjeneratori i vendosur në centralin elektrik prodhon një energji elektrike me tension maksimal 35 KV, menjëherë në dalje te centralin instalohet një transformator i cili tensionin e fituar prej 35 KV e shndërron apo e zmadhon deri në 400 KV.
Ky dallim tensioni behet i mundur me anë të ligjit të Faradeit siç është treguar, ku në bazë te numrit të dredhave në parësor apo në dytësor, në dalje fitohet tensioni i lartë apo më i ulët se në hyrje.
Ky lloj i transformatorit bën rritjen e fuqisë elektrike apo zvogëlimin e saj. Në këtë rast tensioni si dhe rryma elektrike ndryshojnë linearisht, sepse prodhimi i tyre jep fuqinë elektrike.
Që transformatorët t'i përdorim për zmadhim apo zvogëlimin e fuqisë, ato duhet t'i lidhim në paralel, ku kushti kryesor që dy apo me tepër transformatorët te punojnë paralel duhet që tensioni në nyjet e tyre të jetë i njëjtë dhe koeficienti i tyre të jete përafërsisht i barabartë.
Referime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.