film From Wikipedia, the free encyclopedia
Filmi "Toka Jonë" u prodhua në vitin 1964.
Toka jonë Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Toka jonë |
Vendi i prodhimit | Petroshan Shkodër Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1964 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 73:57 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Hysen Hakani |
Skenari | Peçi Dado |
Muzika e filmit | Çesk Zadeja |
Kameramani | Dhimitër Anagnosti |
Drejtori artistik | Shyqyri Behri |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e re |
Aktorë kryesorë | |
Marie Logoreci Mario Ashiku Loro Kovaçi Vangjel Heba | |
Aktorët tjerë | |
Roza Anagnosti Gaqo Spiro |
Ngjarjet zhvillohen në një fshat të Shqipërisë së Veriut gjatë viteve të para pas Çlirimit. Pas shumë vitesh Loke kthehet te fëmijët e saj me shpresën për të jetuar së bashku me ta tani. Por djali i saj i madh, Leka, duke qenë nën vazhdimin e kulakut Tuç Marku, e përzë sërish nga shtëpia. Tuç ka luajtur një rol të lig në shkatërrimin e familjes së Gjokës. Murrashi, i cili është vëllai më i vogël, ekspozon Tuçin dhe në familje vendoset harmoni e plotë. Pushteti i popullit po bën realitet ëndrrën shekullore të fshatarit: Reformën Agrare. Për të mbrojtur pronat e tij, Tuç instingtes Vata, një njeri i një të shkuare të errët, për të vrarë Murrashin. Krimi zgjon indinjatën e të gjithë fshatit. Fshatarët likuidojnë banditët dhe e kapin të gjallë Tuç Makun.
“Trajtat muzikore luhaten mes vjetërsisë së rendit feudal dhe ankthit të tambureve të luftës dhe risisë, shoqëruar me tonalitete optimizmi lirik. Shoqëria e re i ka thyer kufijtë, muret dhe normat e individualizmit fisnor tradicional; i ka çelur tokën e re për t’u punuar, por malësori mbetet më i vetmuar se më parë, me një shtrëngesë të re tragjike, me farsën e të qenit i lumtur. Kuptimi i trishtimit, të cilit i referohemi në këtë analizë, i përket rendit artistik, poetik, lebetitjes së ndryshimit të shpejtë normativ, por aspak atij politik. Vjen përherë një kohë kur e vjetra dhe rikthimi kah saj është e papranueshme në të gjitha dimensionet, por kjo nuk e pengon njeriun të vajtojë apo të ligështohet për atë që nuk është më e që ndoshta nuk do të rikthehet. Veçse, përtej trishtimit emocional të malësorit, ndodhet një trishtim tjetër, madje një dialektikë trishtimesh.”
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.