From Wikipedia, the free encyclopedia
Teki Kaltani ishte agronom i mbrojtjes së bimëve nga Shqipëria.
Doc. Teki Kaltani u lind më 13 qershor 1926 në Ballsh të Fierit dhe vdiq më 25 shkurt 1991 në Tiranë. Në vitin 1952 ai përfundon me rezultate të shkëlqyera studimet e larta në Universitetin e Shkencave Agrare të Budapestit (Hungari). Kthehet në Shqipëri po atë vit e fillon punë në Ministrinë e Bujqësisë si agronom i mbrojtjes së bimëve, ku punon deri në vitin 1957. Në vitin 1954 diagnostikon në Borsh sëmundjen kërpudhore "mal secco" (Phoma tracheiphila) në agrumet e ardhura nga Bashkimi Sovjetik. Bie ndesh me specialistët shqipëtare e rusë që pretendojnë një diagnozë tjetër. Materiali analizohet në Moskë dhe rezultatet vërtetojnë të drejtën e specialistit të talentuar 28 vjeçar.
Në vitin 1956 fillon të jape mësim (si i jashtëm) në Institutin e Lartë Bujqësor dhe merr pjesë në një Konferencë bujqësore në Moske. Pozitat e tij lëkunden ndejshëm mbas martesës në vitin 1957 me Diana Halimin, e cila rridhte nga një familje më qendrim „jo të mirë politik“. E ndjekin një sërë transferimesh në rrethe të ndryshme si Vlorë, Sarandë e Delvinë (1957), Krujë (1958) e Lezhë (1966-69).
Më pas emërohet në Tiranë në Institutin e lartë Bujqësor (sot, Universiteti Bujqësor i Tiranës), në Katedrën e mbrojtjes së bimëve. Aty Prof. Tekiu punoi deri në fund te jetës së tij e përgatiti breza të tërë studentësh të Fakultetit të agronomisë e Inxhinjerisë pyjore, që sot punojne në institucione bujqësore brenda e jashtë vendit, si në SHBA, Evropë e Kanada.
Me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Katedrës së mbrojtjes së bimëve ai u dekorua me Urdhërin Naim Frashëri.
Doc. Teki Kaltani punoi në përgatitjen e një sërë tekstesh mësimore, monografish, albumesh, manualesh si edhe në udheheqjen e disa kandidatëve për titull shkencor. Disa nga punimet e tij janë:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.