From Wikipedia, the free encyclopedia
Teki Isak Biçoku (1926-2009), Akademik e Gjeolog shqiptarë. U lind më 6 maj 1926 në Elbasan.
Kreu pesë klasët fillore (1932-1937) në shkollën fillore "Naim Frashëri", Elbasan, më pas pese klasë qytetëse në Normalen e Elbasanit. Arsimimin e mesëm e vazhdoi në Shkollat Teknike Korçë (1942-43) dhe Tiranë (1946-47) nga dy klasë në secilën shkollë.
Studimet universitare i kreu në BRSS, në Institutin e Naftës "Gubkin" në Moskë gjatë viteve 1948-1953. Në datën 20 Mars 1953 u diplomua "Inxhinier Gjeofizik".
Në vitin 1965 (5 prill) mbrojti gradën Doktor i Shkencave (asokohe "Kandidat i Shkencave") me temën "Analiza dhe përgjithësimi i retultateve të punimeve sizmometrike në Ultësirën Pranëadriatike dhe zgjedhja e metodës sizmike më racionale për të" (408 faqe dhe 61 figura)
Në vitin 1970 (27 prill) merr titullin "Profesor"
Më 22 janar 1973 bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Më 3 shtator 2008 pranohet anëtar aktiv i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës; Klasa IV-Shkenca Natyrore.
Nga 4 dhjetori 2008 është Anëtar i Përhershëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Fillimisht duhet thënë se Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku ndërpreu shkollën në vitet 1943-44, për të marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Mbas mbarimit të luftës shërbeu dy vjet si oficer në ushtri e më pas e ndërpreu këtë karrierë për të vazhduar studimet e larta.
Mbas diplomimit filloi punë si inxhinier gjeofizik në ekspeditën sizmike të Fierit (06.04.1953-31.12.1954). Më 1 janar 55 emërohet Kryetar i degës gjeologjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë në Tiranë(SHGJSH). Më tej në 1 qershor 1957 emërohet Zv. kryetar dhe kryegjeolog i Komitetit Shtetëror të Gjeologjisë. Në këtë detyrë qëndroi deri më 1 janar 1960 kur u emërua Kryegjeolog i drejtorisë së Përgjithshme të Gjeologjisë në Ministrinë e Minierave dhe Gjeologjisë. Nga 1 shtatori 1965 deri në 31 Mars 1966 kreu detyrën e Drejtorit të Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike e Minerare, Tiranë. Në 1 prill 1966 emërohet sërisht Drejtor i Përgjithshëm i Gjeologjisë në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave. Nga 1 gushti 1975 deri më 14 Maj 1977 dërgohet inxhinier gjeofizik në ekspeditën sizmike të Ndërmarrjes Sizmo-Gravimetrike të Fierit, ku arrestohet.
Në periudhën 23 Shkurt 2008-25 Shkurt 2009 mbajti postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Mbas arrestimit dënohet me 20 vjet burg në akuzën "Sabotim, agjitacion dhe propagandë". Kryen 11 vjet e gjysëm burgim dhe lirohet më 16 dhjetor 1988.
Më 25 shtator 1991 Pleniumi dhe kolegji penal i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, shpalli të pafajshëm Akad. Prof. Dr. Teki Biçokun për akuzat e sipërpërmendura dhe e quajti të padrejtë dënimin që ai kishte kryer.
Më 7 tetor 1991 ripranohet si anëtar i Akademisë së Shkencave, ndërsa më 16 qershor 1992 Komisioni i Lartë i Atestimit shfuqizoi vendimin e datës 25 gusht 1976, marrë po nga ky Komision, për heqjen e titujve shkencorë dhe urdhëroi rikthimin e tyre.
Kryetar i këshillit tekniko-shkencor të gjeologjisë në Ministri (1955-75)
Kryetar i Komisionit Shtetëror të Mineraleve të Dobishme pranë Këshillit të Ministrave (1957-75)
Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së Diplomave të gjeologjisë dhe gjeofizikës në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Universiteti i Tiranës (1958-75).
Anëtar i Komisionit Ekonomik Qeveritar dhe përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Komisionin e Gjeologjisë të KNER (1955-61)
Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakutetit të Gjeologjisë e Minierave, Universiteti i Tiranës (1962-1975)
Kryeredaktor i periodikut "Përmbledhje Studimesh" (sot Buletini i Shkencave Gjeologjike) (1965-75)
Anëtar i Kryesisë së Bashkimit të Gjeoshkencave Shqiptare (prej vitit 2000 e deri sot)
Kryeredaktor i periodikut Buletini i Shkencave Gjeologjike (1997-2006)
Anëtar i redaksisë të periodikut Buletini i Shkencave Gjeologjike (2006-2009)
Organizator i pese konferencave kombëtare të Gjeologjisë gjatë viteve 1956-68.
Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku për merita gjatë punës së tij është dekoruar 8 herë:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.