From Wikipedia, the free encyclopedia
Taushanët kanë qenë një familje aristokrate shqiptare e spikatur nga shekulli XV deri XIX. Sipas prof. Stavri Naci, familjet më të fuqishme të Shqipërisë, që ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik dhe politik ishin: në Shkodër, familja Bushati dhe Caushollaj; në Peja, familja Begollaj; në Elbasan, familja Taushani dhe Bicaku; në Vlorë, familja Velabishtaj dhe Vlora; në Delvinë, familja Kapllanpashalli; në Krujë, familja Toptani; dhe në Kavajë, familja Alltuns.[1]
Sipas studimeve të Lef Nosit (studiues dhe figurë politike shqiptare),[2] disa nga anëtarët të spikatur të kësaj familje përfshin:
Ahmet Pasha Taushani (1583) (Mutasarrif i Elbasan-it) |
Isak dhe Ismail Bej (Mutasarrif) |
Sefer Vojvoda Taushani (1654) |
Abdullah Pasha Plaku Taushani (1740) (Mutasarrif i Elbasanit dhe Delvinës) |
Ahmet Pasha Taushani (1759) (Mutasarrif i Elbasanit) |
Abdullah Pasha Taushani (1812-1820) & Abedin Pasha Taushani |
Mehmet Pasha dhe Ahmet Bej |
I caktuar si Pasha i qytetit të Elbasanit pas vdekjes së xhaxhait të tij, Abdullah Pasha. Sipas Staver Naçi,[3] pas pushtimit të Tiranës, Durrësit, dhe Krujës, Pasha i Shkodrës i dërgoi një letër parisë së qytetit të Elbasanit duke i kërkuar atyre që të dorëzohen në mënyrë paqësore dhe të prishin aleancën në fuqi me Ali Pashë Tepelenën.
Pasi "paria" mësoi se Mustafa pasha i Shkodrës, ishte në rrugën e tij për të pushtuar Elbasanin, u mblodhën dhe zgjodhën Mehmet pashë Taushanin (nipin e Abdullah pashë Taushani nga ana e babait të tij, dhe Abaz pashë Dibrën nga ana e nënës) për udhëhequr luftën kundër trupave të avancuara.
Ishin në mesin e nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë së qytetit të Elbasan[4][5] më nëntor 25, 1912. Në telegramin e dërguar Ismail bej Vlorës, nënshkruesit deklaruar se “I gjithë populli i Elbasanit, myslimanë dhe te krishterë, me një zë kanë pranuar Pavarsinë e Shqipërisë”.
Përshkruar në kujtimet e Eqrem bej Vlora: "Zyber Bej Taushani (i familjes të njohur aristokrate nga Elbasani)... ishte një kalorës i vërtetë që nuk njihte frikën, një zotëri i vërtetë, i veshur në kostum piktoresk kombëtar shqiptar..."[6]
Pjesëtarët e kësaj familje ishin gjithashtu pjesë e fisnikërisë të qytetit të Vlorës. Në vitin 1764, Ismail Pasha Velabisht, Vezir i Vlorës dhe Beratit, u shpall një rebel nga Sulltani dhe një dekret u lëshuar për vdekjen e tij. Veziri u rebelua kundër sulltanit. Ai gjeti përkrahje në mes disa prej fisnikërisë së qytetit të Vlorës (kryesuar nga Ismail Bej Taushani / Halla, i cili ishte martuar me tezen e vezirit). Ai gjithashtu gjeti mbështetje nga Kurt Pasha i Beratit dhe Sulejman Pasha i Elbasanit, cilët i siguronin trupa kryengritjes.Kryengritja u shtyp nga forcat pro-turke. Ismail Pashe Velibishti u vra brenda shtëpisë së xhaxhait të tij (Ismail bej Taushani) dhe koka e tij iu dërgua Sulltanit.[7]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.