Tasim Jonuzi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Dr. Tahsin Jonusi lindi në Elbasan, më 10.03.1912 dhe jetoi në Vlorë deri në vitin 1944, kur edhe u internua dhe ekzekutua në kampin e internimit në Mauthausen, në moshën 32 vjecare (më 01.08.1944).
Studimet e larta i kreu në Universitetin “Leopoldina Fransiscea”, në Innsbruck dhe në vitin 1932 u diplomua në Fakultetin e Filozofisë me rezultate të shkëlqyera, ndërsa në po të njëjtin universitet, në vitin 1937 mbrojti titullin Doktor në Filozofi me temën “Topografia dhe rrjeta e rrugëvet të Shqipnis në kohët e vjetra” si dhe ju nënshtrua provimeve të ligjshme “në ditunin e Historisë dhe Arkeologjisë në mënyrë të lavdueshme”.
Po në vitin 1937, u kthye në Vlorë dhe në moshën 30 vjecare u martua me vajzën e patriotit Ibrahim Abdullah Nota (njëkohësisht kryetari i parë i Bashkisë së Vlorës). Nga kjo martesë erdhën në jetë dy djem, Mentori dhe Nestori, të cilët nuk arritën ta njihnin të atin pasi i la në moshë fare të vogël (Mentorin rreth 2 vjec dhe Nestorin 1 vjec). Dr. Tahsin Jonusi punoi fillimisht si mësues dhe më pas drejtor në Institutin Tregtar, Vlonë (emëruar më 14.09.1943) si edhe si drejtor i Apollonisë . Ai bashkëpunoi ngushtë edhe me arkeologun italian Piro Marcone, ku për më shumë se 3 vjet, gjurmuan vatrat arkeologjike të lashtësisë ilire në Velçë, Amantia, Himarë e Butrint . Gjatë viteve të studimit por dhe më pas, Tahsin Jonusi ka shkruar në shtypin e kohës në lidhje me tema që i takojnë arkeologjisë dhe historisë së Shqipërisë, të cilat mbeten ende për tu zbardhur dhe që sot gjenden në arkivat tona por edhe në ato të universitetit të Innsbruck-ut. Punimeve të këtij studiuesi i cili u largua nga jeta në moshë të re, nuk ju kushtua rëndësi në vitet në vijim pasi familja Jonusi, për shkak të të qenit tregtarë dhe tej mase të shkolluar, u trajtuan ashpër nga sistemi komunist.
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.