Sylvia Plath
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sylvia Plath ishte poete, romansiere dhe noveliste amerikane e lindur më 27 tetor 1932 në Boston të SHBA-ve.
Ajo është më e njohur për poezinë e saj, poashtu ka shkruar edhe një roman gjysmë autobiografik, The Bell Jar me pseudonimin Victoria Lucas, në të cilën ka përshkruar luftën e saj me depresionin. Së bashku me Anne Sexton, Plath bënë një lëvizje të re në poezinë amerikane, në drejtimin të cilin e filluan Robert Lowell dhe W.D. Snodgrass. Plath u bë e njohur me jetën e saj private, në të cilën e përcollën probleme të shumta dhe martesa me poetin anglez Ted Hughes. Ajo bëri vetëvrasje më 11 shkurt 1963 në Londër dhe u bë ikonë e feminizmit dhe e vuajtjes.
Pas vdekjes, më 1982 u nderua me çmimin Pulitzer, për veprën "The Collected Poems".
Për jetën e saj, më 2003 u realizua edhe filmi "Sylvia" i regjisores Christine Jeffs, nga Zelanda e Re, ku rolin e Sylvia Plath e luan Gwyneth Paltrow, ndërsa të Ted Hughes Daniel Craig.

Bibliografia
Poezi
- The Colossus and Other Poems (1960)
- Ariel (1965)
- Three Women: A monologue for three voices (1968)
- Crossing the Water (1971)
- Winter Trees (1972)
- The Collected Poems (1981)
- Selected Poems (1985)
Prozë
- The Bell Jar (1963) me pseudonim "Victoria Lucas"
- Letters Home (1975)
- Johnny Panic and the Bible of Dreams (1977)
- The Journals of Sylvia Plath (1982)
- The Magic Mirror (1989), Plath's Smith College (punim diplome)
- The Unabridged Journals of Sylvia Plath, redaktoi Karen V. Kukil (2000)
Libra për fëmijë
- The Bed Book (1976)
- The It-Doesn't-Matter-Suit (1996)
- Collected Children's Stories (UK, 2001)
- Mrs. Cherry's Kitchen (2001)
Referimet
Biografitë
Veprat të tjera të Sylvia Plath
Lidhjet e jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.