Stemi i fjalës

From Wikipedia, the free encyclopedia

gjuhësi, një stem është një pjesë e një fjale të përdorur me kuptime paksa të ndryshme dhe që varet nga morfologjia e gjuhës në fjalë. Në gjuhësinë Athabaskan, për shembull, një stem foljeje është një rrënjë që nuk mund të shfaqet më vete, dhe që mbart tonin e fjalës. Foljet Athabaskan zakonisht kanë dy steme në këtë analizë, secila paraprihet nga parashtesat.

Zbulimi dhe analizimi i njohjes midis stemeve dhe rrënjëve brenda dhe nëpër gjuhë ka lejuar filologjinë dhe gjuhësinë krahasuesepërcaktojë historinë e gjuhëve dhe familjeve gjuhësore.

Përdorimi

Në përdorim, një stem është një formë së cilës mund t'i bashkëngjitni ndajshtesa.[1] Kështu, në këtë përdorim, fjala besnikë në shqip përmban stemin besë, së cilës i është bashkëngjitur prapashtesa fjalëformuese -nik për të formuar një stem të ri besnik, së cilës i është bashkëngjitur edhe prapashtesa trajtëformuese . Në një variant të këtij përdorimi, rrënja e fjalës (në shembullin besë) nuk llogaritet si stem.

Në një përdorim paksa të ndryshëm, i cili është miratuar në pjesën e mbetur të këtij artikulli, një fjalë ka një stem të vetëm, përkatësisht pjesën e fjalës që është e zakonshme për të gjitha variantet e saj të trajtave.[2] Kështu, në këtë përdorim, të gjitha ndajshtesat fjalëformuese janë pjesë e stemit. Për shembull, stemi i besnikë është besnik, së cilës i bashkëngjitet prapashtesa trajtëformuese .

Stemet mund të jenë rrënjë, p.sh. drejt, ose ato mund të jenë morfologjikisht komplekse, si te fjalët e përbëra (p.sh. emrat e përbërë hekurudhë ose kryeqytet) ose fjalët me morfema fjalëformuese (p.sh. foljet e prejardhura drejt-oj ose kris-më).

Format e citimit dhe morfemat e lidhura

gjuhësinë kompjuterike, termi "stem" përdoret për pjesën e fjalës që nuk ndryshon kurrë, madje as morfologjikisht, kur preket, dhe një lemë është forma bazë e fjalës. Për shembull, duke pasur parasysh fjalën "prodhimi", lema e saj (në gjuhësi) është "prodhim", por stemi është "prodh" për shkak të formës së trajtëformuar "prodhoj".

Referime

Lidhje të jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.