Softueri (anglisht: software) quhet bashkësia e programeve kompjuterike dhe të dhënat e tjera që përmbajnë instruksione që i thonë kompjuterit se çfarë duhet të bëjë. Gjithashtu mund të themi se softueri i referohet një apo më shumë programeve kompjtuerike dhe të dhënave të ruajtura në memorien e kompjuterit për arsye të caktuara. Programet softuerike kryjenë funksionin e programit ose duke i dhënë instruksione të drejtëpërdrejta harduerit të kompjuterit ose duke shërbyer si input për programe të tjera.
Termi softuer ka lindur si kontrasit i termit të vjetër harduer (që do të thotë pajisje fizike). Ndryshe nga hardueri, softueri nuk preket ose të shikohet fizikisht.
Softueri
Softueri në përgjithësi, ndahet në dy grupe:
Softueri sistemor (sistemi operativ)
- Një sistem operativ mund të ndahet në dy shtresa:
- Shtresa e kontrolit,e cila është e padukshme për shfrytëzuesin.
- Shtresa bashkëvepruese,paraqet një bashkësi të të gjitha programeve që bashkëveprojnë me shfrytëzuesin dhe është e ndërtuar në shtresën e parë.
- Kompjuterët personalë mund të punojnë me disa sisteme operative, siç janë:
- MS-DOS (Microsoft Disk Operating System)
- Windows 95 dhe 98
- S\2 (Sistemi operativ 2)
- Windows XP
- Windows 7
- Windows 8 dhe 8.1
- Windows 10
...
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.