From Wikipedia, the free encyclopedia
Skënder Luarasi (Luaras, 19 janar 1900 - Tiranë, 27 prill 1982) ka qenë arsimtar, përkthyes, dramaturg, publicist, studjues, vullnetar në Luftën e Spanjës, komunist idealist, hartues fjalorësh.
U lind në Luaras të Kolonjës, i biri i Petro Nini Luarasit, pasardhës të familjes Kostallari të Luarasit. Arsimin fillor shqip në Korçë e Negovan (1909-1911) dhe më pas studjoi në Robert College në Stamboll (1912-1913), vijoi në Easton Academy, NY (1914-1916) International College në Springfield, Mass. ShBA (1916-1920). Kthehet në Shqipëri, ku punoi si mësues i Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan. Më 1922-1926 ndoqi gjimnazin klasik në Fraishtadt, u kthye në Shqipëri pas Lëvizjes së Qershorit,[1] por u rikthye në Vjenë pas dështimit të saj për t'u diplomuar në Fakultetin e Filologjisë në Vienë më 1930.
Më 1930-1936 punoi si mësues në Vlorë, Shkodër dhe në shkollën profesionale në Tiranë.
Ishte i pari shqiptar që u nis në dhjetor të 1936 nëpërmjet kufirit grek nga Follorina për të shkuar në Athinë, më pas në Francë e në fund në Spanjë. Në dhjetor të 1936 Luarasi takoi në Parsi Llazar Fundon dhe Ali Kelmendin. Për ta thotë se në fillim i dukej se shkonin mirë, por shumë shpejt kuptoi që dukja gënjente. U propozoi të hapnin një gazetë si "Liria Kombëtare. Në Lion takoi Ymer Dishnicën, Kolë Tromarën dhe Kostë Çekrezin. Këtu Fundo i tha hapur Luarasit që nuk po bënin mirë që po shkonin në Luftën Civile, ku megjithatë shkoi dhe qëndroi deri më 1939.[2]
Në vitet 1939-44 u internua nëpër kampet e përqendrimit në Francë. Kthehet në atdhe në mars të 1945.
Mbas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949, kur me dënimin e Sejfulla Malëshovës[1] u përjashtua për disa vjet nga Lidhja për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qëndrimeve jodemokratike që ndiqte Kryesia e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve e nënshtruar ndaj diktatit të partisë në pushtet. Qe deputet në vitet 1946-50. Më 1950 nisi punë në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave. Më 1956-60 punoi si pedagog.[2]
Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike-antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhrat e lartë: Urdhëri i Flamurit (1960) dhe Nderi i Kombit (1996).
Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare. Brezi i viteve 30-të e dallon si arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkëpunëtor i disa organeve të shtypit përparimtar. Ka qenë editor-përgjegjës në revistat: "Studenti" ShBA më 1920, "Djalëria" Austri më 1927-1928 dhe kryeredaktor i revistës "Vullnetari i Lirisë" Spanjë më 1937. Ky i fundit organ i vullnetarëve shqiptarë në luftën antifashiste të Spanjës. Deri në vitin 1992 veprimtaria e tij (monografi, publicistikë, drama, studime dhe kritikë letrare e historike) botohej pjesërisht (kryesisht përkthimet) dhe nuk analizohej nga pikëpamja shkencore.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.