Sistemi urinar (i quajtur gjithashtu edhe sistemi ekskretues) buda

Fakte të shpejta
Sistemi urinar
Thumb
1. Sistemi urinar i njeriut: 2. Veshka, 3. Pelvisi renal, 4. Ureteri, 5. Fshikëza urinare, 6. Uretra.

7. Gjëndra e adrenalinës
Enët: 8. Arteria renale dhe vena renale, 9. Vena kava e prapme, 10. Aorta abdominale, 11. Arteria e përbashkët iliake dhe vena e përbashkët iliake
Të tejdukshme: 12. Mëlçia, 13. Zorra e trashë, 14. Legeni

Mbylle

eshtë sistemi i organeve që prodhon, depoziton dhe largon urinën. Në njerëz, ky sistem përfshin dy veshka, dy ureterë, fshikëzën urinare, uretrën dhe dy muskuj sfinkter.



Fiziologjia

Veshkat

Veshkat janë organe te cilat kane formë fasuleje që shtrihen në abdomen, mbrapa peritoneumit të organeve të tretjes, rreth ose poshtë kafazit të kraharorit dhe pranë vertebrës lumbare. Organi ka madhësinë e një grushti, rrethohet nga yndyrnat perirenale dhe gjendur në polin më të lartë të secilës veshkë është gjendra e adrenalinës. Veshkat marrin një sasi gjaku prej 1,25 litrash në minutë (25 % e vëllimit të gjakut të pompuar nga zemra) nga arteriet renale që ushqehen nga aorta abdominale. Kjo është mjaft e rëndësishme sepse funksioni kryesor i veshkave është pastrimi i mbeturinave të tretshme nga gjaku. Pjesa tjetër e veshkave gjendet në fundin e tyre në ureterët.

Veshkat kryejnë një sërë funksionesh si: mbledhja e urinës, sistemimi i elektroliteve, dhe ruatja e parametrave bazë-acid. Veshkat nxjerrin jashtë dhe thithin elektrolit (psh. natriumi, kaliumi dhe kalciumi) nën ndikimin e hormoneve. Baraspesha e pH (pehashit) kryhet duke nxjerrë jashtë (ekskretuar) acidet dhe jonet amon. Përveç kësaj, ato heqin qafe urenë, një mbeturinë nitrogjenore e prodhuar prej reaksioneve të aminoacidëve.

Njerëzit prodhojnë rreth 2,9 litra urinë në 24 orë, ndonëse kjo sasi ndryshon sipas rrethanave. Për shak se shkalla e pastrimit në veshkë është në proporcion me shkallën e pastrimit në glomerulë, (e cila vetë është e lidhur me qarkullimin e gjakut në veshkë) ndryshimi i sasisë së lëngjeve në gjak ndikon në funksionimin e veshkës. Hormonet ekzogjene (që ndodhen jashtë sistemit) dhe endogjene (që ndodhen brenda sistemit) ndryshojnë sasinë e gjakut që qarkullon në qarkullon në glomerulë. Disa mjekime ndikojnë në mënyrë direkte ose indirekte në prodhimin e urinës. Diuretikët e arrijnë këtë duke ndryshuar sasinë e elektroliteve të thithur ose ekskretuar, duke shkaktuar prodhimin e urinës.

Referimet

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.