fshat në Shqipëri, në Qarkun e Elbasanit From Wikipedia, the free encyclopedia
Në shekullin e 17-të Shtërmeni formohej nga Pazhoku dhe Shkozeti deri në shekullin e 19-të kur me rreth 10 - 20 banesat e para shënohet fillimi i krijimit të Shtërmenit aktual falë shpërnguljes së familjeve të para të cilat banonin, rreth 1,7km më poshtë vendndodhjes së sotme të Shtërmenit. Familjet e para që filluan të formonin Shtërmenin e sotëm ishin :familja Lushi nga Dibra (ndër më të vjetrat e fshatit) familja Rrasa nga Shalësi (EL), familja Mema nga Mollasi, familja Merdani nga Gjyrala (EL), familja Baku nga Dushani (GR), Familja Kuqja nga Shalesi (EL) familja Boja nga Dibra e Madhe,familja Belshi me prejardhje nga Vlora, familja Salla nga Lubinja (GR) dhe familja Luta me rrënjët në Pazhok, nga më të hershmet në Shtërmen.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Shtërmeni sot ka më shumë se 700 familje me mbi 3500 banorë,dhe ndodhet në rrethin e Elbasanit. Në trekëndëshin më të zhvilluar të vendit tonë : Tiranë-Durrës-Elbasan, Shtërmeni gjendet i favorshëm që prej një shekulli, aq më tepër në dekadat e fundit të zhvillimit të Shqipërisë. Pozicioni gjeografik dhe faktorët e tjerë historiko-arkeologjikë e kanë bërë Shtërmenin që nga mesi i shekullit të kaluar, qendër te zhvilluar e tërheqëse ; por më tepër vlera Shtërmeni ka marrë e merr nga banorët e tij të civilizuar, të cilët prej dekadash e kanë kthyer Shtërmenin në një qendër urbane, në një qytezë të vërtetë. Nga Shtërmeni kanë dalë deputetë e drejtues pushteti, inxhinierë e mjekë; mësues, agronomë, zooveterinerë, sportistë e qindra mjeshtra të kualifikuar nga te gjitha profilet. Sot atje ka dhe biznese të suksesshme e fermerë të zot, por të dëshpëron fakti i hidhur që pjesa dërmuese e të rinjve, e jo vetëm ata, kanë qenë të detyruar të emigrojnë, si shumica e krahut të punës nga e gjithë Shqipëria, të cilët nuk kanë reshtur me vajtje-ardhjet e tyre e me dëshirën e qartë për kthimin përfundimtar në Shqipëri, në Shtërmen. Shtermeni shtrihet përgjatë fundit te kodrës se bute e krijuar nga natyra enkas për te, mbushur me shtepi njëra pas tjetrës, kjo ngritje disa metroreshe, ne fakt dallon si e bere posaçërisht për te ngritur qendrën e banimit pak metra me lart nga fusha madhështore shtrire gjere e gjate poshtë rrugës nacionale.
Pikërisht për këtë pozicion te mrekullueshëm, Shtermeni jo vetëm ngjason me një "qyteze" por këtu fjala qyteze merr kuptim te plote, shto perveç kësaj bukurie edhe hijeshinë magjepese te fushës nen këmbe, e cila radhitet nder fushat me pjellore te vendit tone, mes verteksit te dy lumenjve kryesore te Shqipërisë : Shkumbin e Devoll. Tek kjo fushe për mijëra vite janë depozituar prurjet e lumenjve ne fjale, e natyrisht humusi i pasur i këtyre aluvioneve e ka bere këtë fushe me interes për iliret e lashte qe patën banuar ne Pazhok, varrezat e te cilëve zgjuan kureshtje te madhe arkeologjike. Tumat e Pazhokut te lashte përbejnë një nga thesaret e çmuara te arkeologjisë shqiptare.
Pazhoku sot është një pjesë e fushës pjellore të Shtërmenit, pa shtëpi banimi që pas viteve 1980. Më përpara banonin disa familje nga Shtermeni e Shalësi, si ajo Luta, Mema, Kuqja. Familja e Bajram Lutës me të bijtë (Osmani, Rrapushi, Hasani) ishte dhe më e vjetra në Pazhok. Por Pazhoku si emër i një qëndre banimi zë fill që në mesjetën e hershme, ose më saktë që në fillim të kohës së bronzit, ahere kur ilirët, paraardhësit tanë, filluan të popullonin toka lymore si ajo e Pazhokut, dikur një liqen i madh ku puqeshin dy lumenj vërshues : Shkumbini nga perëndimi dhe Devolli nga lindja. Sjellja depozituese e lymit me kalimin e kohës "detyroi" vertekset e këtyre lumenjve të thellonin shtretërit e tyre në drejtimin e secilit për në detin Adriatik, i cili nga ana e tij kishte pësuar tkurrjen e vet e që lidhet me zhvendosjet globale të kontinenteve, proces i cili u zhvillua për mijëra e mijëra vite. Ky thellim i shtretërve drejt Adriatikut, bëri të mundur lënien e një fushe të gjerë e mjaft pjellore. Periudha mes kohës së bronzit, e kohës së hekurit, njihet si periudha e dyndjeve të para bujqësore të frutshme të njerëzimit pre-mesjetar, lidhur kjo me faktin e përmisimit të veglave të punës. Ilirët, natyrisht nuk mund të linin pa u dyndur në Pazhokun pjellor. Ne dimë pak për organizimin e jetës në Pazhok, por gjurmët e tyre të lëna mbushin një historie të vërtetë. Arkeologjia shqiptare e viteve të socializmit bëri zbulime të rëndësishme në fushën e Pazhokut. Ne shqiptarët, pasardhësit e ilirëve fisnikë e kemi për detyrë t'i tregojmë botës së qytetëruar se nuk jemi një popull endacak, i rastisur apo tribunë, nuk jemi si ato qënie të klonuara pa histori, por përkundrazi, populli ynë i lashtë i ka rrënjë e histori në këtë truall ! Në kohën kur punonim në kooperativë e bënim kanale kulluese me bel (qyrek), në Pazhok pas 1 m - 1,5 m ndesheshim me zallishte, gjë që provon katërcipërisht studimet gjeodezike të puqjes së dy lumenjve në ultësirën e Pazhokut.
Në Pazhok u zbuluan varreza tumulare ilire prej 25 tumash, gërmime të cilat janë bërë në vitet 1960 dhe 1973 nga arkeologët tanë. U zbuluan 7 tuma të ngritura nga përdorimi i dheut enkas për mjeshtërinë e varrimeve prej ilireve, te cilët e vendosnin mbi një varr qendror, siç ishte dhe në Pazhok. Tuma e parë ishte më e madhe e varrezës. Ajo ishte e lartë 5 m, me diametër 32 m e që dallohej jo vetëm për arkitekturën e ndërtimit, por edhe skenimin domethënës mbi varrin qendror me gropa nën taban e që rrethohej nga një unazë gurësh. Më domethënëse dhe mjaft interesante ishte fakti se varri përmbante dy skelete dhe një kokë kau të flijuar. Kjo tregon më së miri atë çfarë kanë hulumtuar studiuesit për atë periudhë të parë të marrëdhënieve të njerëzve me veglate tyre e kafshët për të fituar me anë të bujqësisë mbijetesën njerëzore. Më tej në zbulim vihet re një unazë më e madhe që kufizonte varret dytësore të tumës. Varret e tjera janë me gropa. Ato janë të rrethuara dhe të mbuluara me gurë, ose gjetkë me arka druri. Riti i varrimit është kryesisht me kufomë të vendosur gërmuq. Tumat janë të një periudhe që shkon nga fillimi i kohës së bronzit deri në fillim të kohës së hekurit. Janë ripërdorur në mesjetën e hershme e atë të zhvilluar. Në kohën e hershme të hekurit, kultura e varrezës zë një vend të ndërmjetëm midis grupit të Matit dhe atij të Devollit. Sendet e importuara të kohës së bronzit dëshmojnë për marrëdhëniet e truallit tonë me botën e Egjeut.
Kureshtari dhe pasionanti i fushës së bukur të arkeologjisë e veçanërisht i studimit për tumën e Pazhokut, mund të shfrytëzojë disa materiale të botuara posaçërisht për këtë zbulim e sidomos atë të N. BODINAKUT tek botimi : "Varreza tumulare e Pazhokut", Iliria, 1/1982, p. 49-101. Në të ardhmen, për të respektuar të drejtën e autorit, do t-i kërkojmë leje publikimi në faqet e këtij siti çdo studim për Pazhokun.
Shkozeti i lashte sot është i banuar nga pak familje (Mema, Mashi,Voci, dhe Bardhi) te cilat janë vendosur rreth viteve 1930-1990 ne atë pjese ku rreth shekullit 17 - 18-te banonin familjet e para te Shkozetit te cilat u shpërngulen drejt një vend tjetër, vend i cili hipotezohet te jete shkozeti i sotëm i Durrësit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.