mbiemër From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkreli është një fis historik dhe emërtimi i disa vendbanimeve në viset shqiptare.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Në studimet që kam bërë, për të mësuar diçka përmbi fisin e Shkrelit dhe shkrelasit, kam pasur po aq pak sukses sa Hahni dhe Hecquardi. - Baron Nopça
Shkreli gjendet në forma të ndryshme ndër shkrime, gjendet "Schirelli", "Schereli", "Scherelli", "Shkripol", "Schrielli", "Scariel", "Strelli", "Ikreli" etj. Në përdorim të përditshëm gjurmohet në shprehjen "Ka çarë breshri shkrelat", ku shkrelat janë gjethet e mëdha të misrit; përdoret gjithashtu për një shkëmbë të thepisur.
Në format e para të gjurmuara më 1416 në regjistrin e Kadastrës së Shkodrës, është gjendur në formën e patronimit.
Treva fisnore e Shkrelit gjendet në krahinën e Malësisë së Madhe në Shqipërinë Veriore. Në rrezen e Alpeve, në dy anët e Prronit te Thatë, e shtrënguar në mes Bogës nga Veriu, Koplikut, Reçit dhe Lohes nga Jugu, nga nga Lindja me Dukagjinin dhe nga Perëndimi me Bajzën e Kastratit, shtrihet lugina e Shkrelit me një gjatësi rreth 20 km, e veshur prej malesh me formacione gëlqerore, mbi të cilat janë të vendosura historikisht fshatra që zgjaten përreth.
Aktualisht rrethina e Shkrelit përbëhet nga fshatrat Vrith, Bzhetë, Zagorë, Dedaj, dhe mehallët: Grishaj, Vuç-Kurtaj, Sterkuj, Çekëdedaj, Preknicaj, Xhaj, Makaj, Ducaj etj.
Megjithatë për herë të parë në kuptimin e sotëm të kësaj fjale, pra si emër fshati apo si mbiemër, e ndeshim në vitin 1416 në regjistrin e Kadastrës së Shkodrës. Aty mund të shohim të gjitha format e përmendura më sipër, si mbiemra kryefamiljarësh : Vlassi Schirelli (Vlash Shkreli), Morici Schirelli (Moriç Shkreli) etj. Po me këtë mbiemër gjenden edhe persona që kanë jetuar ndër fshatra të tjerë të Shkodrës si në Rrjoll, Pulaj, Malkolaj, Prekal, Grykë të Bunës etj. Kurse si toponim e gjëjmë në rrethin e Lezhes, në anën e poshtme të Matit, si dhe në Velipojë, në mes Bunës dhe detit. Megjithatë çështja e etimologjisë mbetet ende një problem i pazgjidhur, posaçërisht kur flitet për probleme të gramatikës historike të shqipes.
Në Veri të qytetit të Shkodrës,
Klima relativisht e butë e me bimësi mjaft të zhvilluar, shpellat e shumta, burimet me ujë të bollshëm veçanërisht gjatë dimrit, njerëzit bujarë e punëtorë, e bëjnë një vend mjaft atraktiv dhe shumë interesant për t'u vizituar. Këto jane mehallë relativisht të vogla dhe kryesisht të bazuara ndër vllazni. Të gjitha sëbashku, simbas statistikës më të fundit të tetorit të vitit 1997, Shkreli ka 809 shtepi me 3557 banorë, nga të cilët 1823 janë meshkuj 1734 femra.
Ekonomia bazohet kryesisht mbi blegtorinë, kultivimin patates si dhe të misrit. Kurse nga frutikultura dallohet rrushi etj. Shkreli shënon një nivel të mesëm ekonomik në krahasim me zonat e tjera malore të Shqipërisë.
Nëpër Shkrel kalojnë dy rrugë të rëndësishme turistike: njëra për në Theth dhe tjetra për në Razëm, rrugë të cilat nga ana tjeter e lidhin këtë krahinë me fshatrat e tjera të Malësisë se Madhe dhe Shkodrën.
Historia e krahinës së Shkrelit dëshmohet më së pari prej zbulimesh arkeologjike të bëra përgjatë luginës së Prronit të Thatë. Në pikëpamje arkeologjike kjo luginë ka qenë e njohur për vendbanimin e fortifikuar ilir të Marshejit, në dalje të saj, dhe për gjurmë të tjera lashtësie perreth. Fortifikimi i Marshejit është një vendbanim ilir prehistorik i ndërtuar në periudhën e parë të hekurit. Veç kësaj, tumat e gërmuara pranë fshatit Dedaj dhe materiali arkeologjik i gjetur në to, i përkasin bronxit të hershëm dhe lidhen me grupin kulturor Kotorac - Cetine. Përveç kësaj, pamjeje të përgjithshme të dhënas të tjera gjenden në fshatrat Dedaj, Zagorë dhe Bzhetë. Që të trija këto përbëjnë një vendndodhje monumentesh të shumta arkeologjike dhe vertetojnë vendbanimin e hershëm të kësaj krahine, të pakten që prej bronxit e këndej. Kultura e gjëndur në krahinën e Shkrelit përbëhet nga komponentë që lidhen edhe me vendbanime të tjera të vendit tonë, kryesisht të Veriut, dhe në një kuptim më të gjëre me atë ballkaniko- përëndimor.
Në fshatin Dedaj, rrëzë "Sukës së Sterkujës", në lagjen omonime gjendet e shpërndarë lëndë arkeologjike, e përbërë kryesisht nga fragmente vorbash të dekoruara mbi të gjithë sipërfaqen. Po kështu edhe dy pjesë fibulash prej bronxi të shekullit të IV mbas. K., monedhë bronxi me bustin dhe emrin e perandorit romak Aleksandër Severi, si edhe mokrra prej guri. Mbi një tarracë të punuar, të quajtur "Bregu i Jushtës" gjenden fragmente qeramike të periudhave të ndryshme. Në fshatin Zagorë, mbi një kreshtë të thepisur të kodrës së quajtur "Kryqi i Kolajve", ruhet një pirg i madh gurësh mali me diameter rreth 19 metër dhe lartësi rreth 15 metër. Ky fakt dhe pozicioni i vendosjes na shtyn të mendojmë se duhet të ketë qenë objekt kulti, ngritur prej banorësh ilirë të kësaj lugine. Jo larg këtij pirgu, në drejtim të Veriut, ruhen gjurmët e një muri mbi një taban shkëmbor me gjerësi 1 meter, i cili rrethon një sipërfaqe afro një hektar. Kjo vendndodhje na sugjeron të mendojmë se kemi të bëjme me një pikë të fortifikuar kontrolli, që mund të ketë shërbyer gjatë Mesjetës. Po kështu fragmente enësh të periudhës prehistorike gjenden edhe në shpatin e kodrës përbri, të cilat i përkasin përiudhës qytetare ilire.
Për periudhën mesjetare dëshmon edhe një fragment i rradhë qeramike si dhe një sëpatë luftarake prej hekuri e gjetur bashkë me një skelet rrëzë kodrës në lagjen "Colaj". Në Përëndim të fshatit rrëzë Qafës së Shtinit, gjëndet një tumë prej gurësh i kohrave më të hershme. Në fshatin Bzhetë, në lagjen Çekdedaj, kemi dëshmi të një vendbanimi të hapur mesjetar. Ka fragmente vorbash mesjetare të larmishme në forma dhe zbukurime, të përafërta me qeramikën mesjetare të Shurdhahut. Kurse objektet metalike përfaqësohen nga maja shigjetash, thika, stoli prej bronxi, si dhe tipe të ndryshme togzash.
Po simbas gojëdhënës, i pari i shkrelasve të ardhur në këto troje ishte Lek Shkreli, i cili pati kater djem: Vrithin, Deden, Buzheten dhe Zogun, prej emrave të të cilëve kanë ardhur dhe kater fshatrat të mëdha të Shkrelit: Vrrithi, Dedajt, Bzheta dhe Zagora. Vrithit, duke qenë djali i parë i Lekës, i takoi t'i printe këtyre vllaznive, duke mbajtur e trashëguar brez pas brezi institutin e bajrakut dhe bajraktarit, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Deda, djali i dytë i Lekes, pati tre djem: Çek Deden, Pap Deden dhe Vulet Deden, të cilët u hapën shumë. Buzheta, djali i tretë, gjithashtu ka pasur tre djem: Preknicin, Ducin e Prekducin. Ndersa i katerti, Zogu, pati vetem dy djem: Andrean dhe Jusufin (i cili, siç merret vesh dhe nga emri u islamizua). Prej emrave të nipërve të Lekes kanë marrë emërtimet dhe mjaft mehallë të Shkrelit.
Të gjithë keto emra u shtuan a u pakësuan në vite e shekuj duke qenë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rreziqeve të kohës dhe ngjarjeve historike. Etnografi i shquar shqiptar, Rrok Zojzi, thotë në lidhje me prejardhjen e fiseve të Malësise së Madhe,: "Se këto fise janë me të vertetë të ardhuna, e deshmon jeta e tyre nomade, që kalonin deri para dy-tre shekujsh, traditat krejt të veçanta etnografike nga dy grupet e tjera të Veriut, legjendat e shumta mbi prejardhjen e tyne, lidhjet toponomastike dhe onomastike me bazen e vjeter etj." dhe vazhdon "këto fise, ka gjasë se zbriten këtu ndër shekujt e parë të mijëvjeçarit tonë". Përgjithësisht e kurdoherë, vizitorë e studiues të huaj e vendas, që patën rastin të ndeshen me këtë fis, mbetën gjithnjë të impresionuar prej virtyteve, krenarisë, urtisë dhe besës. Kështu baroni Nopsca shprehet: "Banorët e Shkrelit janë të dashur e pa të keq, ato janë të qeshur, mikpritës dhe ruajnë mjaft mire kodin e nderit", ndërsa udhetarija angleze Miss Edith Durham, më rastin e vizitës së saj edhe në Shkrel, diten e festes së kësaj famullie, Shën Nikollit, me 9 maj 1908, ndër të tjera shkruan: "Shkrelasit janë shumë të dashur, pa të keqe, janë të qeshur, mikpritës dhe e ruajnë ligjin e nderit" etj.
Dokumenti i parë, përmbi historinë e popullsisë së kësaj krahine që njihet gjer më sot, mbetet "Regjistri i kadastrës dhe i koncesioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417" prej të cilit mësohen dhe të dhënat e para përmbi këtë krahinë. Kështu, prej andej merret vesh se në Shkrel jetojshin këta kryefamiljarë :
Vlassi Schireli (Vlash Shkreli), Moriçi Schireli (Moriç Shkreli), Vlasi Schirelli (Vlash Shkreli) i vogël, Petro Dragoce (Pjetër Dragoça), Nikola Lethi (Nikollë Lethi), Zian Soma, dhe Stefano Schireli (Shtjefen Shkreli).
Kurse me mbiemër të këtij fisi gjejmë kryefamiljarët :
Rrijoll Giorgi Schireli (Gjergj Shkreli), në Pulaj në Grykë të Bunës një tjetër Giorgi Screlli dhe në fshatin Gaduçi në Malkolaj afër Shën Gjinit Jon Scherelli (Gjon Shkrelin), në Sancta Auracio në afërsi të Koplikut Giergi Schirelli, në Prekal nën Shkallë- Bregbunë Nicola Streli (Nikollë Shkrelin).
Me mbiemër Streli që nënkuptohet Shkreli, gjejmë edhe tre kryefamiljarë të tjerë në fshatin Luarsi në Bunë, dhe fshatin Andrea Schiavo (Ndreshkive) në Bushat. Kurse, simbas Defterit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, Shkreli kishte 53 shtëpi (kryefamiljarë) dhe 16 beqarë, kurse po sipas këtij dëfteri të lartpermendur të vitit 1582 kishte 70 shtëpi dhe 21 beqarë.
Një tjeter dëshmi e moçme është dhe ajo e Providurit të Kotorrit, Marian Bolica, i cili shënon se në vitin 1614 kishte 30 shtëpi të afta për t'u marrë nën armë. Disa dekada më vonë, i deleguari i Selisë së Shenjtë Shtjefën Gaspri, me rastin e vizitës së tij nëpër Shqipëri, në relacionin që harton, thotë se Shkreli kishte 65 shtëpi me 500 frymë.
Pas një heshtje gati njëshekullore në dokumentacion, na bie në dorë një tjetër relacion i vitit 1703 nxjerrë prej një udhëtari, i cili, sipas historianit serb Jovan Tomiç, duhet të këtë qenë kelmendas, prej të cilit kemi këtë statistikë:
Dedaghi (Dedajt) 14 shtëpi katolike me 76 frymë dhe 8 shtëpi turke, 77 frymë, Zagoreia (Zagora) 7 shtëpi katolike 65 frymë, 4 shtëpi turke më 48 frymë, Bersceta (Bzheta) 14 shtëpi katolike më 96 fryë, 5 shtëpi turke më 62 frymë, Versci (Vrithi) 18 shtëpi katolike 132 frymë, 9 shtëpi turke 78 frymë,
Ginagni (Xhai) me 7 shtëpi katolike më 49 frymë, 4 shtëpi turke dhe 37 frymë. Gjithsejt ishin 60 shtepi katolike më 418 besimtarë dhe 30 shtepi turke më 302 besimtarë. Kur flitet për shtepi turke, në parim mendohet për shtepitë e islamizuara shqiptare, por këtu nuk duhet harruar se në raste të këtilla mendohet edhe për kolonët turq, të cilët, pos udhtarëve, kishin ardhur më detyra të ndryshme tjera, specijale, të caktuara nga Porta. Kurse nga i njejti burim mësoj, se në vitin 1708 Shkreli kishte 101 shtepi katolike më 972 besimtarë. Shtepitë turke kësiheri nuk janë të evidentuara, ndoshta për shkak të ndryshimit të situatës në terren. Sipas autorit Spiridon Gopçeviç në vitin 1881 Shkreli kishte 421 shtëpi me 4050 banorë të shpërndarë në katër fshatra.
Në vitin 1897 Shkreli ka pasur 550 shtëpi me 5350 banorë. Në fillimtë këtij shekulli, më 1901, simbas studiuesit italian Antonio Baldacci, kishte 4500 banorë katolikë dhe 750 muslimanë.
Më 1904 simbas autorit gjerman Karl Steinmetz, Shkreli numronte 500 familje katolike dhe 100 familje muslimane. Në një tjetër dokument të famullise së Shkrelit, të datës 19.12.1919 të nënshkruar prej perfaqsuesve të parisë së Shkrelit dhe famullitarit Dom Frano Karma, me rastin e shpërndarjes së disa ndihmave humanitare prej Kryqit te Kuq Amerikan, merret vesh se familjet katolike qe gjendeshin aso kohe në Shkrel ishin :
Gjithsejtë 2l0 shtepi, duke mos llogaritur ato të cilat ndoshta nuk kanë pasur nevojë për ndihma. Në ketë dokument nuk janë të rreshtuara familjet myslimane, të cilat kanë qenë të shkruara në regjistrat e xhamisë për marrjen e këtyre ndihmave, siç theksohet në vetë dorëshkrimin.
Në fakt qe në kohërat e luftërave të mëdha të zhvilluara në Ballkan, vërehej një rënie e ndjeshme e numrit të banorëve. Shkrelasit bënë shpërngulje të mëdha, shkuan atje ku ishte një jetë më e mirë dhe më e sigurte. Në vitet l916-1918 sipas austriakut Franz Seiner Shkreli kishte 415 shtepi,2680 banorë 2300 katolikë 388 myslimanë nga këta 620 të aftë për t'i marrë armët. Po sipas të njëjtit burim, në këto vite ishin shpërngulur 201 familje me 1221 individë.
Sipas një statistike tjetër të vitit 1927, Shkreli kishte 4 fshatra me 293 shtëpi dhe 1998 banorë, nga këta 1108 ishin katolikë. Ne vitet e mëvonshme popullsia e Shkrelit pëson këto ndryshime:
Në vitin 1951 sipas fshatrave kishte këta banorë:
Zagora - Ndrejaj......... 321 Zagorë - Isufaj.......... 380 Dedaj.................... 305 Vrithi................... 386 Bzheta................... 555 Gjithsejt................ 1947
Kurse në vitin 1997 Shkreli kishte 809 familje me 3557 banorë.
Historia e kësaj krahine është vazhdimisht e lidhur me fatet e gjithë kombit tonë. Histori luftrash dhe mbijetese, por, nga ana tjeter, dhe histori e mbrojtjes së identitetit kulturor, çka do të thotë dhe histori kulture.
Të dhënat historike që na vijne prej tre burimesh kryesore: literatures së huaj, studimeve vendëse dhe dëshmive gojore kanë plot gjëra të përbashkëta në mes tyre. Këtu po përmendim ato më kryesoret:
-Më 1614 shkrelasit bashkë me Hot, Kelmend e fise të tjera të Malësisë rrokin armët për të kundërshtuar me forcë gjunjëzimin ndaj robërisë turke.
-Më 1621 ashkrelasit nuk munguan të jenë një forcë e konsiderueshme në kryengritjen gjithëpopullore të organizuar nga Ipeshkëvi i Sapës, Imzot Pjetër Budi.
-Po kështu më 1645 u gjetën përkrah Kelmendasve dhe së bashku dëbuan prej këtyre trojeve ushtritë turke për të gëzuar një autonomi deri në vitet 1700.
-Në vitet 1803 deri 1817, kohë kur pllakos sëmundja e madhe e murtajës në Shkodër me rrethina, në Shkrel kemi viktimën e parë, njeriun fort të rëndësishëm të tij, ndertuesin e Kishës së Shkrelit, Dom Jak Tanushin - Zorba.
-Më 1814 janë shkrelasit ata që organizojnë luftën hakmarrëse kundra Mustafa Pashë Bushatliut në Shkodër, sepse ishte Mustafa Pasha që për xhelozi vrau vezirin e porsazgjedhur të Shkodres, shkrelasin Tomë (Ahmet) Luc Maloten. Tomë Luca, i cili, ishte islamizuar në vitet l775-178O qe derguar nga qeverija turke të bëjë arsimimin plotësues në Stamboll. Kur u kthye si vezir, duke menduar se do të bëjë shumë për fenë islame, si njeri mjaft i zgjuar që ishte mendoi se sëpaku shkrelasit e vet do t` tërhiqte kah vehtja.Faktet tregojnë se nuk ia arriti të ndikojë as në vllazërin e vet Malotaj e jo më tek të tjerët. Në këtë mënyrë përfundoi jeten në rrugë shumë të paqartë. Shkrelasit duke marrë për bazë ligjet kanunore u organizuan për t`i marrë gjakun dhe në pamundesi t`ia dalin në krye Pashes, në shenjë hakëmarrjeje vranë djalin e tij nëntëmbëdhjet vjeçar në fshatin Kakarriq afer Bushatit. Thohët se Zefi i Vogël ( Zef Gjergji) trim i njohur në Kosovë për luftrat kundër turkut është i treti brez nga trungu i përbashkt i Ahmet Luces vezirit të Shkodres.
-Po kështu kryengritjet fshatare kundër turqve që kryesoheshin prej Osman Pashës, u udhehoqen nga një shkrelas famëmadh, Dasho Shkreli, gjate viteve 1834-1835. Ky udheheqës i shquar popullor kryesoi luftrat e panderprera kundëer pushtuesve turq dhe shovinisteve malazezë, derisa me 1840, në luften e kalasë së Shpuzës vritet së bashku me vëllanë e tij, Sefon.
-Shkrelasit me zanen e forcës, që sipas gojdhanave gjendej në Lug të Vrithit, mundën të ndërhynin edhe aty ku problemi ishte larg trojeve të veta. Keshtu, sic dihet nga historia, qeverija osmane shpesh herë bajraqet e fiseve i përdori për t´i shpypur kryengritjet breda vendit, duke krijuar armiqësi e luftra vëllavrasëse. E njejta gjë ndodhi më l845 kunder kryengritësve të Malësisë së Gjakovës, kur u derguan bajrakët e Malësisë se Madhe. Ishte bajraku i Shkrelit ai që ndërhyri për të shmangur e për t´ i ndalur vëllavrasjet.
-Në vitin 1871 ishin shkrelasit ata që u dolën zot katolikëve të Shkodrës, në më tepër se 250 vetë, meqënëse turqit kishin mbyllur pazarin gjatë periudhës nga 19 deri më 25 gusht të atij viti.
.-Në këtë kontekst historik Shkreli dërgoi përfaqesuesin e vet në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, bajraktarin Marash Dashi së bashku me krerët e Malësisë së Madhe. Në këtë kuvend Bajraktari i Shkrelit tregoi edhe një herë urtinë dhe oratorinë tipike malësore, me shprehjet lapidare dhe simbolikën tradicionale. Në këtë kuvend kombëtar, veç tjerash ata shkuan edhe për të kundërshtuar vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit.
-Më 19 prill 1880 bajraktarët e fiseve të Malësise së Madhe, perfshirë këtu bajraktarin e Shkrelit nenshkruajnë nje peticion kundër synimeve malazeze për te zaptuar tokat e bregut lindor të liqenit të Shkodres dhe ia dërgojnë ate Ministrisë së Jashtmë të Anglisë. Nje permbajtje të ngjashme pati edhe peticioni tjeter i dërguar nga këto burra më 1883.
-Gjatë vitit 1883 midis Shkrelit, Hotit, Grudës dhe Kastratit u bë lidhja e burrave për të penguar pazarllëqet e komisioneve ndërkombëtare me Malin e Zi në ndarjen e tokave shqiptare
-Ëshë fort i rëndësishëm kontributi i madh që dhanë shkrelasit në kohën e kryengritjës së Malësisë së Madhe, kur Porta e Lartë e Stambollit në vitin 1910 dërgon kryegjaksorin, Turgut Pashën, për të përdhunuar Dukagjinin dhe Malësin e Madhe, së bashku me Bedri Pashën , valiun e Shkodres. Sic thotë historiani dhe njohësi i shquar i historisë së shqiptare, gjermani Petër Bartl: "Malesoret e Shkrelit u bashkuan edhe me bajraqet e Shalës, Shoshit dhe Nikaj-Mërturit për t'i bërë ballë këtij sulmi të ri.". Në këtë menyrë, të bashkuar tashmë edhe me malësitë e tjera ata u përgatitën për të zhvilluar beteja me të vertëtë të ashpra.
-Në këtë kohë Nikollë Mirash Luca i Kastratit, me vojvoden Gjelosh Gjeken u përpoqen të shestonin kryengritjen dhe shkuan në Dedaj të Shkrelit, në shtëpi të Zef Mirashit, ku lidhen besen dhe prej këtej dolën në Bzhetë te Tomë Nika, me djemtë e të cilit vrapuan për në Reç, Lohe dhe Bogë. Prej kësaj u zhvillua një betejë në Përrua të Thatë, ku prej atij zjarri u derdh gjaku i shumë trimave. E gjithë kjo qe një përgaditje shpirtërore dhe atdhetare për Kryengritjen e përgjithshme të 6 prillit 1911.
-Me 24 mars 1911 Turgut Pasha shpalli tradhtarët e Malësisë së Madhe, në mesin e të cileve edhe komandantin e djelmisë Tomë Nikë Shkrelin, i cili ishte protagonisti kryesor bashkë më Nikollë Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken, vojvoden e Kastratit, që kishte luftuar për t´ i kundershtuar heroikisht Turgut Pashes dhe synimeve të tij për ta djegur Malësinë, duke ia filluar nga Shkreli e deri në Majen e Deçiqit. Këtë datë na e pershkruan në kujtimet e tij historike Imzot Nikollë Ashta, famullitar i Shkrelit, kur shkruan: "Me 24 Marc 1911 disa të Hot, të Grudë e të Kelmend, kund nja 14 vetë, sulmojn postat e ushtarëve, të cillve u marrin disa armë. Bashkë me shokë që u erdhën në ndihmë, jo vec pushtue te tana postat e mbyten shumë ushtarë, por ia duelen edhe me i rrethe të gjithë në Tuz e me i ngujue në kështjellin e Shipshanikut".
-Më 6 prill 1911 shkrelasit, të udhehequr nga Marash Dashi, u gjenden perkrah hotjanit legjendar Ded Gjo Luli, në momentin kulmor të kesaj historie të përgjakshme: kur Nikë Gjelosh Luli së bashku me Gjon Ujk Miculin dhe Pjeter Zefin, duke çuar në vend fjalen e Ded Gjo Lulit, ngritën flamurin kombetar, kahmot të pritur, në Bratilë të Majesë së Deçiçit. Në këtë veprim luftarak morën pjesë edhe Gjeto Dashi, Sokol Dashi, Tomë Nika etj.
-Më 4 maj të po këtij viti, malësorët të lidhur besa-besë, nder ta dhe shkrelasit, i ranë ushtrisë turke e cila ishte duke u s'prapsur për në Deçiq e në Shipshanik duke lënë çdo gjë pas vetes. Malësorët zaptuan një sasi të kunsiderushme të armatimit, që do ishte mjaft i rendesishëm për betejat e përgjakshme, por të sukseshme që u zhvilluan më vonë.
-Pas deshtimit te kryengritjes së Malesisë së Madhe, nisi hakmarrja e forcave të Turgut Pashës ndaj malësoreve shëiptarë. Ai i printe një ushtrie prej 80.000 ushtarësh dhe i shtërngoi malësoret të sprapseshin, por gjithmonë duke luftuar e duke i shkaktuar dëme te medha kesaj ushtrie. Kështu, me 25 maj pas një qendrese te shkurtër që bëri nje çetë me rreth 5O burrash ne suken e Sterkujës, ushtria turke u fut në Shkrel e i dha zjarrin Zagorës e Dedajve. Me pas ushtria hyri në të gjithë bajraqet ku dogj e poq e rrënoi gjithcka. Plackiti kishët dhe qelat e famullive dhe shkatërroi e mori gjithcka gjeti. Kishës dhe qelës së Shkrelit ushtarët e Turgutit i lanë vetëm katër muret, thyen dyer e dritare, plackitën të gjitha orenditë. Kumbonën, pasi e gjuajten më pushkë, e hodhen prej kumbonares. Grisën dhe dogjen aktet kishtare e regjistrat e famullisë.
-Ndërkaq, Tomë Nika (1847-1911), ndera e Shkrelit, për asnjë çast nuk u ndalua për t´ ia ndalur hovin armikut shekullor deri diten e 2 gushtit 1911, ditë kur duke shpetuar djalin e vet të plagosur, Zefin , trimin e rrallë Prelë Prekën e Vrithit dhe trimat të tjerë në Fushën e Moksetit në Kastrat, u plagos rëndë dhe pas dy javësh vdiq.
-Por jo vetëm me pushkë. Duhet theksuar se edhe një delegacion atdhetar i burrave të Shkrelit muren pjesë në Kuvendin e Gerçes (bjeshkë midis Triepshit-Bekajt dhe Selcës) të mbajtur me 10-23 qershor 1911, ku u nënshkrua një Memorandum (Libri i kuq) me 12 parashtrime që i perkisnin kuadrit kombetar te levizjes mbareshqiptare për autonomi të Shqipërisë. Në këtë kuvend morën pjesë përveç bajraktarit Vat Marashi, edhe Tomë Nika e Martin Preka prej Shkreli.
-Në këtë kohë si pasojë e përfundimit të kryengritjes së Malësisë së Madhe prej mosangazhimit të forcave të tjera shqipëtare, nga Shqipëria e Mesme dhe e Jugut, kemi dhe largimin e shumë përsonave nga fiset e tjera te Malësisë dhe disa përsonave prej Shkreli si dhe dezertimin e disa të tjereve nga ushtria turke.
Shkrelasit të cilët mbeten si refugjatë në Podgoricë pas betejës së Deçiçit janë:
Kurse ata të cilët larguan nga ushtria turke në Podgoricë ishin:
Mbas kësaj kohe kemi memorandumin drejtuar Fuqive të Mëdha miratuar me 9 shkurt 1912 në Podgoricë nga krerët e Malësisë, për të ndërhyrë pranë qeverisë xhonturke në lidhje me premtimet e bëra me 1911-tën, ku ndër të tjera:
Po kaq i rëndësishëm në historinë kulturore të kësaj krahine është dhe rasti i nënshkrimit të Memorandumit dërguar Kryesisë së Konferencës së Paqes në Paris më 2 korrik 1919, vit në të cilin luhej sërish me fatet jetike të Shqipërisë. Ky memorandum i hartuar kundër copëtimit të trojeve shqiptare u nënshkrua jo vetëm nga Arqipeshqevi i Shkodrës Jak Serreqi, ipeshqevi i Sapës Gjergj Koleci, ipeshqev i Pultit At Benardin Shllaku, Dom Zef Gjonali administrator i abacies së Mirditës, Dom Nikollë Kimëza delegat epishkopal i Lezhes, por dhe nga famullitarët e famullive që u përkasin këtyre dioqezeve, bajraktaret e fisëve dhe shumë kryefamiljarë, ku nder të tjerë të bie në sy emri i bajraktarit të Shkrelit Vatë Marashi, famullitarit të Shkrelit, Dom Frano Karma dhe të 106 kryefamiljarëve shkrelas.
-Më 12 shkurt 1920 ushtria jugosllave pushtoi malin strategjik te Taraboshit dhe shtriu pushtetin në gjithë krahinen e bregut të djathtë të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës, deri te ura e Bunes duke ardhur fare prane qytetit. Ndërkaq, me 11 mars 1920, u bë fakt bashkimi i Shkodres me rrethe për t'i rezistuar serish armikut të vjetër. Ne javet e fundit të muajit korrik tre batalione serbo-malazeze të paisur me armë speciale franceze, topa dhe mitroloza, kapercyen kufirin dhe pushtuan Kastratin e Shkrelin dhe moren rrugën për në Shkodër. Vullnetarët e Shkodrës me në krye Ahmet Zogun, ministrin e brendshëm të kabinetit të Lushnjës, hartuan planin e marshimit në tri drejtime, një prej të cilave ishte kah Kopliku. Më 21 gusht forcat e reja, të ardhura nga Mali i Zi, u futen në Kelmend dhe Koplik. Ndërsa me 14 shtator, pas përleshjeve të Koplikut, ku morën pjesë edhe trimat e Shkrelit me në krye Vat Marashin, dhe pas ndërhyrjeve politike të Fuqive të Mëdha, ushtria jugosllave u largua nga Kastrati, Shkreli etj., duke zbrazur tokat shqiptare deri në kufirin e 1913-ës. Ato lanë pas shumë mizori dhe gjakun e dhjetëra dëshmorëve shqiptar.
-Pas marrjes së pushtetit nga forcat komuniste me 1944, për Shkrelin, si një nga zonat më atdhetare, liridashëse e fetare, nisi një epokë e vërtetë zije, e ideuar prej "Antishqiptareve","Te pafeve" e "Të kuqve". Ishin pikërisht njerëzit e Shkrelit ata që të parët nuk mund ta duronin dhunën dhe, të mësuar për të kryengritë, dhanë shenjat më të dukshme përmes aksioneve te fillimvitit 1945.
-Në janar të vitit 1945 plasi kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri dhe ndoshta në gjithë Evropën Lindore, e kryesuar prej burrave të Bajzës dhe të Shkrelit për të penguar hyrjen e forcave partizane në këto zona. Komandanti i kësaj kryengritjeje ishte Llesh Marashi nga Zagora, ushtarak i karrierës me bashkepunetore Pjeter Gjoken, bajraktar i Shkrelit, Nikollë Prekë Gjeka - Dedaj, kryetar i komunës së Shkrelit, Luket Marashin prej Grishajve, Gjergj Kolë Lucën Purashi prej Vrrithi, Zef Tomë Çeken nga Çekdedaj si dhe Gjon Martin Lulen Ivanaj nga Bajza me Mirot Palokën Ivanaj, gjithashtu nga Bajza. Udheheqesit e kryengritjes u mblodhen në Poicë, në shtëpinë e Nikollë Zefit, ku organizuan kuvendin dhe përcaktuan planin e luftës. Pas dërgimit të korrierëve, Gjokë Palokë Vruçajt dhe Rrok Nikë Vukelajt për kushtrim nder fshtra të ndryshme të Shkrelit e deri në Bogë, kumbones së kishës, me bekimin e famullitarit Don Nikollë Gazulli, i ra Kolë Nikë Prela Marçinaj nga Çekdedaj. Mbas këtyre kushtrimeve, rreth 100 burra të Shkrelit u mblodhen të armatosur në Stol të Zagores afër Grishajve, ku u bë mobilizimi në shtëpinë e Zef Nikë Colajt. Mbledhja përfundimtare u mbajt në Grishaj në shtëpinë e Luket Marashit. Detyrat luftarake u dhanë prej komandantit Llesh Marashi. Kështu lufta kunder forcave komuniste i çoi kryengritesit deri te Kisha e Bajzës, ku thuhet se djali i Shkrelit togeri Zef Tomë Ceka, vritet ballëpërballë me komunistin Jonuz Naçin Aliaj. Po aty, pas një plage të rëndë, vdiq edhe bajzjani Lulash Cuku Curanaj. Me çlirimin e Bajzës kryengritja zgjerohet me trima të Kastratit dhe Hotit, dhe të gjithë së bashku u drejtuan për kah Shkodra, ku mendohej të hynin edhe forcat nga Postriba, të udhëhequra nga Jup Kazazi. Beteja për Shkodren u bë në urë të Rrjollit, ku malësorët u gjendën të vetmuar dhe pa mbështetjen e parashikuar. Në këtë betejë nga malësorët ranë: Gjon Martini dhe Mirot Paloka si dhe u plagosën mjaft të tjerë. Gjatë kësaj trazire, të Kisha e Shkrelit u vra edhe Mark Tomë Gjeloshi nga Makajt.
Pas deshtimit të kryengritjes, për malësorët pjesmarrës dhe familjet e tyre filloi kalvari i vërtetë. Arrestimet, pushkatimet, keqtrajtimet dhe torturat në hetuesi u bënë të përditshme në krahinë të Shkrelit.
Lista e tyre sipas fshatrave kishte me qenë kjo :
DEDAJ
ZAGORA
VRITHI
ÇEKDEDAJ
BZHET - MAKAJ - XHAJ
Ka pasur edhe shumë e shumë të tjerë, të cilët kanë vujtur pa masë për të njëjtin shkak.
Kjo valë masakrash nuk kurseu as famullitarin e zones, albanologun e shquar, Dom Nikollë Gazullin, i cili ishte padyshim një prej frymëzuesve kryesorë të luftës kunder asaj që po ndodhte e do të ndodhte në Shqipëri. Në këto rrethana ai i perndjekur këmba këmbës, u detyra të strehohëj ndër male, atje "ku e ka lirimin ama", me shpresë se do vinte shpejt dita kur do kthehej serish ne famulli, pranë popullit të vet. Së bashku me Dom Nikollë Gazullin u gjenden dhe meshtari gjerman Don Alfons Tracki, atdhetari Gjelosh Luli, oficer, Gjon Vata, oficer nga Dukagjini, Pal Thani, oficer nga Plani dhe Idriz Jaza, oficer nga Vlora. Ata fillimisht u strehuan në Razëm, në kasollën e Lukë Maçit Tuçi, në vendin e quajtur Luizi, ku qendruan me shume se tre muaj. Gjatë kesaj kohe ata gëzuan dashurine e popullit të Shkrelit, që i ushqente dhe i kryente ne ilegalitet të plotë të gjitha shërbimet. Nder ia vlen te përmenden Gjokë Zef Cekaj, Pjetër Prekë Pacaj, Kolë Gjokë Dedë Elezi dhe Mirash Kolë Turmalaj. Pas rënies në gjurmë të sigurimit të shtetit dhe daljes nga rrethimi u detyruan të ikin ne shpellën e Brataçit-Qafa e Bilanit (qe bashkon Bzhetën me Vrithin), ku qendruan afro dy muaj dhe si më parë kishin pranë fisnikët e Shkrelit, që vazhdonin t'i ushqenin, si bie fjala Gjeto Leka nga Xhaji. Por meqenëse veshtirësitë u shtuan dhe kontrolli i sigurimit u bë gjithnjë e më i rreptë grupi u nda. Dom Nikollë Gazulli u vendos në Qafë Kashtë (ku bashkohet Vrithi me Çekdedajt). Rrok Pjeter Malotaj nga Çekdedaj, Lulë Gjon Çekaj dhe Maruke Zef Keqi nga Vrithi u bënë bamirsat e rinj të famullitarit. Në prill të atij viti filloi bastisja shtëpi për shtëpi nga ana e sigurimit për zbulimin e Nikollë Gazullit, i cili më në fund, në muajn prill të vitit 1946 u gjet i vdekur në Rrencë-Suka e Vrithit. Ishin Zoi Themeli, kryetar i deges se puneve te brendshme te Shkodrës, dhe toger Baba i Koplikut, që urdhëruan të varrosej bri zallit, buzë rruges qendrore në Sterkujë. Kështu agonia e shkrelasve vazhdoj deri në rënjen përfundimtare të komunizmit, gjatë viteve l989-1990, kur këta shkrepa të mprehta filluan përseri të tregojnë krenarinë e vet shekullore.
Padyshim që historia e kësaj krahine është e lidhur ngushtë me historinë e kishës, kjo gjithashtu e bën atë edhe një histori kulture përpos se një histori luftërash të përgjakshme.
E para dëshmi e shkruar për ekzistencën e kishës shenjte, si objekt ne këtë krahinë, vjen prej albanologut të shquar austro-hungarez Franc Baron Nopsca, i cili, në një dorëshkrim të vetin, na tregon sesi një farë Mal Pepa nga Shkreli diku rreth vitit 1625, duke ndertuar shtëpinë e vet në Prelë Ivanaj, pas malit te Bulecit, gjen atje një kishë. Natyrisht rrenojat e gjetura të kësaj Kishë prej Mal Pepës tregojnë se kohë më parë kjo kishë paska pa qenë e ndërtuar. Ajo kishë e sipërpërmendur ka mundur të jetë sipas traditës, në vendin e quajtur "Glec", ku prej kohësh flitet për një kishë të vjetër, kushtuar Shëna Prenës. Për të njëjtën gjë flet edhe i dërguari i Selisë Shenjte në Shqipëri, Shtjefen Gaspri në vitin 1671. Ai ndër të tjera thotë se Shkreli ka Kishen e vet kushtuar Shëna Prenës dhe se, kujdesin për këtë Kishë e ka prifti i Rrjollit, At Klementi nga Brindisi. Që të ketë ekzistuar edhe më heret Kisha katolike ne Shkrel dëshmon edhe Frano Bardhi në relacionin e vet dërguar Selisë Shenjte në vitin 1635, ku ndër të tjera thotë se Shkreli ka pasur kishën e vet kushtuar Shën Nikollës dhe ka shërbyer për 56 shtëpi dhe 520 banorë. Po kështu ka dokumente se kisha të vogëla e të vjetëra, ka pasur edhe në Gerben, Serkuj, Zagorë, në mahallen e Kolajve, ku sot janë vorrezat dhe në Zhaje, te Brija e Fierkuqe dhe në Ducaj, ku ekziston edhe sot e kësaj dite. Burimet për dy kishat e hershme Shëna Prenës e Shën Kollit mund të komentohen mbi faktin se, krahina e Shkrelit ka pasur dhe ka dy festa kushtuar këtyre dy shenjtëve.
Sa i takon të dhënës tjetër mbi ndërtimin e një Kishe më 1775 prej Dom Jak Tanushit (Zorbës), duhet të themi se këtu bëhet fjalë për ndërtimin e kishës mbi themelet e së rrenuarës, pikerisht në vendin ku ndodhet kisha e sotme.
Po në këto vite kisha e Shkrelit duhet të ketë fituar dhe atributet e famullisë. Gjer në atë kohë të gjitha shenimet famullitare mbaheshin prej kishës së Rrjollit. Prej kësaj kohe e kendej kisha e Shkrelit është bërë gjthnjë e më tepër një vend i shenjtëruar procesionesh, lutjesh e qendër kulture.
I pari famullitar qe njihet deri më sot duket se ka qenë Dom Simon Berisha, i cili e ka filluar ketë detyrë më 1847 dhe ka ndërtuar katin e parë të qelës së sotme, e cila kishte pas qenë djegur vite më parë. Prej këtij viti e deri më 1850, ndër dokumentacione të kishës përdorej gjuha italiane, më pas vihet re një kthim në gjuhën e moçme të kishës, në atë latine, që bëhet prej Dom Mati Pasterpati, ndihmës famullitar i Shkrelit..
Rregjistri i kishës dhe i famullisë së Shkrelit mbetet sot e kësaj dite si një ndër burimet më serioze e më të besueshme sa i takon referimeve historike. Ai është një dokument i pazëvendësueshëm. Në të mund të gjenden lista e tokëve të kishës, vendimet e marrura me rastet e vizitave baritore, sic është ai i Imzot Topich etj. Rregjistri ka dy revizjone. I pari i bërë me 21 qershor 1841 prej Imzot Luigjit, Ipeshkëv i Shkodres dhe administrator apostolik i Pultit, dhe i dyti më 6 qershor 1848 prej Fr.Gjoni Topich, Ipeshkëv e administrator apostolik i Shkodrës. Ky i fundit bën edhe vërejtjen për ndjekjen me besnikëri të formulës së përshkruar prej ritualit roman. Kisha e sotme e Shkrelit u riparua e restauruar sërish me 1900 prej Imzot Nikollë Ashtës, i cili i shtoi edhe një kat qelës ekzistuese. Kurse më 1929, Imzot Lazer Mjeda, arqipeshkev i Shkodres, realizoi dhe disa riparime themelore e të rëndësishme. Këtu më poshtë po shënojme rendin kronologjik të famullitareve dhe ndihmës famullitarëve të Shkrelit prej vitit 1847 e deri më sot:
Data e fillimit - Emri - Vendlindja - Data e mbarimit ? D. Simon Berisha ? 16.2.1847 18.2.1847 D. Gasper Bytyci ? 12.2.1849 ? D. Zef Asti (Nd) ? 21.4.1848 ? D. Pjeter Porati (Nd) Triepsh 12.2.1849 21.2.1849 D, Ndue Shllaku Shkoder 8.2.1850 23.2.1849 D. Pashk Klari (Nd) ? 15.2.1850 11.2.1850 D. Jak Dedaj ? 14.3.1851 24.2.1850 D. Mati Pasterpati (Nd) Barbullush 7.6.1851 6.3.1851 D. Ndue Sheldia ? 25.2.1852 25.2.1852 D. Gjergj Kabashi ? 15.2.1853 25.2.1852 D. Mark Shilani (Nd) ? 15.1.1853 15.2.1853 D. Mark Shilani ? 8.2.1857 5.6.1853 D. Ndue Shllaku (Nd) Shkoder 19.2.1854 19.2.1854 D. Zef Kiri (Nd) ? 24.2.1857 17.2.1857 D. Ndue Shllaku Shkoder 14.2.1858 24.2.1857 D. Mati Radovani (Nd) Shirokë 31.1.1858 27.2.1858 D. Gjon Spathari ? 15.8.1858 16.3.1858 D. Ndue Shllaku (Nd) Shkoder 15.8.1858 15.8.1858 D, Ndue Shllaku Shkoder 17.2.1862 23.5.1859 D. Pjeter Purati (Nd) Triepsh 14.7.1859 18,2.1862 D. Zef Shestani ? 2.4.1866 ? D. Mati Begu (Nd) Shkoder ? 27.4.1866 D. Agostin Barbullushi Shkoder 8.1.1874 27.9.1870 D. Pjeter Ivanaj (Nd) Kastrat 14.1.1874 8.1.1874 D. Tomë Volaj Shiroka 10.3.1875 10.3.1875 D. Mëhill Negri Shkoder 6.2.1877 18,2,1876 D. Mark Klari (Nd) Shkoder 16.2.1878 20.2.1877 D. Mati Radovani Shirokë 16.2.1878 16.2.1878 D. Mark Klari Shkoder ? ? Imz. Ndoc Bozhi Shkoder ? ? D. Mark Kumrija (Klari) Shkoder ? ? D. Pjeter Ivanaj Kastrat ? ? 1892 D. Ndoc Nikaj Shkoder ? 1893 ? 1893 D. Nikollë Radovani Shirokë 2.1895 ? 1894 D. Nikollë Ashta (Nd) Shkoder 2.1895 2.1895 Imz. Nikollë Ashta Shkoder 2.1915 12.3.1895 D. Pjeter Tusha(Nd) Shirokë 1898 ? 1903 Imz. Luigj Bumci (Nd) Shkoder 1903 2.1915 D. Fran Karma (Dekan) Shkoder 28.4.1925 28.4.1925 D. Lekë Sirdani Bogë 12.4.1926 7.1925 D. kolec Prennushi (Nd) Shkoder 9.1925 12.4.1926 D. Ndre Zadeja Shkoder 12.4.1934 12.4.1934 D. Gjergj Volaj Shiroke ? 1940 ? 1940 D. Nikollë Gazulli Dajç - Zadrim ? l946 ? 1946 D. Pjetër Çuni ? ? 1947 ? ? At Florijan Berisha (përkosisht) ? ? ? ? ? At Anton Luli (përkosiaht) Lohje ? ? 21.12.1949 D. Cyrill Cani ? 8.7.1952 16.8.1952 D. Pjetër Gruda Grudë -Mali i Zi 27.11.1959 25.11.1959 D. Ndoc Volaj Shirokë 9.04.1967
Këtu përfundon lista e prifterinjve të kësaj famullije për arësye të mbylljes së kishës nga Partia Komuniste e Shqipërisë. Pas rihapjes se kishës vargu i meshtarëve vazhdon kështu :
? 1992. D. Millorad Defar Bosnja Hecegovina 11.IV. 1996. 11.IV. 1996 D. Nikë Ukgjini Kosova Kjo kishë, siç shihet edhe nga lista e sipërme, ka dëgjuar fjalet e urta të këtyre meshtarëve të ditur dhe, ndoshta edhe për këtë arësye ka qenë historikisht e sulmuar. Por po aq sa ka qenë e sulmuar, aq ka qenë edhe e mbrojtur prej banorëve bujarë të Shkrelit. Dy herë u dogj dhe një herë u mbyll kjo shtëpi e Zotit gjate historisë së re. Më së pari prej hordhive të Shefqet Turgut Pashës me 25 maj të 1911, së dyti gjatë trazirave të luftës ballkanike prej serbo-malazezeve dhe u mbyll prej vetë "shqiptarëve të kuq e të pa fe" më 1967.
E fundit meshë e asaj kohe ishte ajo e dhëne prej Dom Ndoc Volajt, ditën e larit të vitit 1967. Më pas ajo mbyllet dhe keqpërdoret për të kryer funksione banale si magazinë, mencë, dyqan e të tjera gjëra të kësaj natyre. Por e gjithë kjo orgji mëkatare merrej vesh se s'e kish të gjatë. Me fillimin e proceseve demokratike në gjithë Evropen Lindore edhe ne Shqipëri në vitet 1990-1991 rifilloi procesi i shenjte shumëshekullor për popullin shqiptar, si dhe për vetë popullin e Shkrelit. Mesha e parë mbas 24 vjetësh diktature u dha prej At Konrad Gjolajt, më 24.11.1990, menjëherë pas meshës së parë dhënë në Shkodër, ende ndën terrin e diktaturës prej Dom Simon Jubanit. Kjo meshë u mbajt me iniciativën e vetë shkrelasve që u kujdesuan së tepërmi për këtë rifillim. Në oborrin e kishës e në praninë e një numri jashtëzakonisht të madh njerëzish që me vullnet dhe dëshirë të pashoqe dëshëronin të iu rikthenin besimit në Zotin Jezu Krisht, u dëgjua edhe njëherë fjala e Tij.
Ishte pikërisht ky popull që i kishte dhënë Kishës Shenjte ndër mote meshtarë të dalluar si Don Pjeter Shkrelin, Dom Zef Shkrelin, Dom Zef Gilaj-Shkreli, At Konrad Gjolaj etj.
Mbas kësaj ngjarje të shënuar, me ndihmën e të gjithëve, përfshirë këtu dhe vëllezërit në SHBA, nisi puna për rindërtimin e kishës, e cila në pjesën më te madhe përfundoi më 9 maj 1992.
Më 24 prill 1996 me ardhjen e famullitarit të ri Dom Nikë Ukgjimi dhe me ndihmën e pakursyer të njerëzve të Shkrelit, në kishë u benë sërish riparime të dukshme, dhe më pas edhe kompanjeli i ri, financimin e të cilit e bëri një bir i dalluar i Shkrelit prej SHBA-së, z.Vat Mark Shkreli dhe kambanës së re, të financuar nga shkrelasi Ndoc Gjekë Shkreli. Kësaj kishe tashmë iu këthye bukuria dhe lavdia e kahëmotshme. Në anen tjetër edhe pjesa tjetër e shkrelasve, të cilët mjerisht u islamizuan në shekujt 18 - 19, patën kujdes për objektin e kultit fetar. Kështu në Zagorë, ndërtuan xhaminë e parë, rreth viteve l860, siç pohon plaku tetëdhjetvjeçar zagorasi Bajram Ymer Zeka dhe që shton se shkrelasit, gjithherë kanë marrë pjesë së bashku si në ndërtimin e Xhamisë, si dhe në atë të kishës . Po të njëjtën gjë rrëfen edhe plaku tjetër njëqindvjeçari Brahim Haxhija. Shkrelasit kultivuan atë çfarë trashëguan.
Shkrelasit nuk kanë qenë dhe as nuk janë vetëm të pushkës, me sa kanë pasur mundësi ata janë përpjekur të ndriçojnë mendjet me dituri. Prej këndej kanë dalë edhe arsimtarë të zot e njerëz të dijes. Mjaft të përmendim këtu se i pari mësues i rrethit te Lezhës, në vitin 1914 atëhere kur qeverija e Vlorës posa kishte shpallë vendimin e hapjes së shkollave në gjuhen shqipe, ishte Kolë Martini prej Dedajve të Shkrelit, i cili i mësoj nxënësve shkronjat e para të diturisë. Tre vjet më vonë, Kolë Martini, i cili tashmë ishte kthyer në vendlindje i shkroi një leter drejtorit të përgjithëshem të arsimit, Luigj Gurakuqit për hapjen e një shkolle në Shkrel. Pas aprovimit të lutjes Kola filloj të mësojë nxënësit e parë në ish-ndërtesën e mejtejpit turk në Zagorë
Pas trazirave të gjata balkanike shënohet se, në vitet 1923- 1925 u hap sërish shkolla për fëmijtë e Shkrelit në fshatin Dedaj. Në vitin 1936 kujtohet mësuesi Ilia Plevneshi nga Ulqini, i cili shërbej deri në vitet l940. Kurse në vitet l940-1943 shërbej si mësues Prekë Kçira dhe më vonë shkolla vazdoi të funksionojë prej mësuesve të vyer, kryesisht të ardhur nga rrethet tjera si: Asim Luli, Gaspër Markiqi etj.
Aktualisht në Shkrel kemi këto shkolla:
Për shkak të rrethanave të ndryshme politike por edhe ekonomike, shkrelasit si dhe fiset të tjera gjatë historisë, bënë shpërngulje të mëdha nga vatrat e stërgjyshërve në brendësi të Shqipërisë dhe jashte Shqipërie.
Shkrelasit, përveç se jetojnë në vendlidjet e veta të hershme i gjejme edhe ndër këto vise të Shqipërisë, simbas këtyre vëllazërive: Prej Vrithit, si djalë të parë të Lekë Shkrelit dhe fshat të bajrakut i gjejmë pasardhësit në Trush dhe Balldre, me mbiemër " Margjonaj", kutu kanë ardhur rreth viteve 1940. Disa nga këto familje në Balldre janë: Gjon Pashko Keqota, Mark Keqota, Gjekë Uci,Cub Luca, Nikë Dedë Kola, Gjon Dedë Kola, Lucë Gjeka, Nikollë Pal Marku, Fran Gjoka e tj.
Dedajt:
Bzheta (Buzheta):
4.Zagorasit (Zogu):
a) Prej Andreas, si djalë i parë i Zogut, pasardhesit, përveç se në vendlindje, jetojnë edhe në Stol të Zagores, ku nga trungu i tij linden barqet: Marvukajt, Bercajt, Kolajt, Leknikajt, Stoli e Grishajt dhe Vuçajt. Ata jetojnë edhe në Balldre: Dedë Nikë Ndoci e Luigj Leka (Marvukaj). Në Shën Gjin e në Mal të Shën Gjinit, banojnë: Nikë Tomë Staka, Tomë Gjoka, Pal Leka (Marvukaj).Në Ishull Shën Gjin, banojnë: Ndue Rroku, Vatë Simoni , Nikollë Gjoka , Lekë Martin Staka (Marvukaj) , Fran Luka e Zef Pjetër Gjeti..Në Sake, banojnë: Marka Gjetja e Gjergj Luka, kurse prej Lekënikajve janë: Rrok Tomë Kola. Në fshatin Kune: Në Ishull Shën Gjin. Mark Toma(Dod Toma me djemt Kolen,Franin e Zefin t cilet u larguan nga banesa e ture e ja lane ne dore Turkut gjuthe pasurine per TA DJEGUR E SHKATERRUAR per mos mei ra hashe Kristianizmit.Sot pasardhesit e tyre jetojne ne Ishull Shën Gjin dhe ne Milano (itali). Në Shën Gjin dhe Pjetër Zef Pashku në Ishull Shën Gjin. Duhet përkujtuar se Andreja për arsye të mos nderrimit të fes, i takoj toka ma e keqe siç është ajo në Stol të Zagores në krahasim më të vëllan Isufin i cili për shkak të pranimit të fes muslimane si shperblim mori tokën ma të mirë. b) Isufi djali i dytë i cili siç theksuam u islamizua dhe nga ky dolen barqet : Hakat, Currajt, Demajt, Dushkajt, Selimajt, Elezajt (Elez Sadikajt).Nga ata të cilë u shperngulen janë: në Balldre,Dushkajt, Shaban Dan Coli, Mustaf Elezi më të vëllan, dhe të Ali Bajramit, në Shën Gjini e në Mal të Shën Gjinit banojn: Currajt, Demajt dhe Dushkajt, në Sake banojnë: Selimajt, kurse në Ishull Shën Gjini e në Ishull -Lezh banojnë: Hakajt dhe Dushkajt.
Por siç dihet në strukturën e ndryshme demografike të një bashkësije etnike ndikojnë para së gjithash edhe kushtet natyrore ekonomike, elementet natyrore të ambientit gjeografik të saj, jeta politike etj. Njerëzit e Shkrelit, si banorë të një treve specifike nga pikëpamja e zhvillimit, aspektit natyror e te tjerave si këto, paten fate të ndryshme emigrimi.. Fjala më së pari është për shkrelasit të cilët u shperngulen që nga kohërat e herëshme në Shtoj të Ulqinit Mali i Zi, pikërisht në Amullë dhe Shën Gjergj, ku rreth shtatëdhjetë shtëpi si: Marçinaj, Lumaj, Ramaj, Xhaj etj. nga Çekdedajt, Dedajt, Vrithi dhe Xhajt zunë vend në këto fshatra, ku disa familje edhe sot e kësj dite jetojnë me mbiemrin Shkreli. Kurse mjaft të tjerë prapë janë shpërngulur e kanë shkuar për një jetë me të mirë në SHBA , dhe pikërisht në Detroit e New York. Fillimi i kësaj shpërnguljeje i ka rrënjët në shpernguljen e madhe, e cila u bë viteve 1700, kur Porta e Lartë e ngarkoi pashën e Pejës Hodaverd Mahmutbegun që ta nënshtrojë Malësin e Madhe dhe të depërtojë në drejtim të Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë rast ai u vërsul edhe mbi Kelmend ,Kastrat, Shkrel etj. dhe, pas një rezistence të fortë pashai arriti t´i shperngulë me forcë një numër të madh të popullatës të këtyre fiseve, të cilat më së shumti zunë vend në Rugovë të Kosovës, Plavë ,Guci e Rozhaj në Mal të Zi dhe në Novi Pazar me rrethina në Serbi.
Etnografi serb Andrija Joviqeviq shënon se, në afërsi të Plavës dhe Gucisë në fshatin Rudo Polje, gjendet 1 shtepi shkrelase, kurse në Rzhanicë të Sipërme l7 shtëpi shkrelase, më mbiemër Shaboviqi, Gjeloviqi dhe Tahiroviqi, të cilët tashmë janë të sllavizuar. Kurse historijani boshnjak, Ejup Mushoviq, dëshmon se në rrethinën e Novi Pazarit, pikërisht në fshatrat Crnish, Zhirçe e Krushevo jetojnë shumë shtëpi shkrelase, të cilët tashmë kanë ndryshuar mbiemrat e vet dhe sllavizuar (Škrijelj).
Edhe gjatë shpernguljeve që u bënë nga kjo rrethinë në vitet 1912, 1918, 1936 e pastaj në mënyrë sistematike deri në vitet l970, shkrelasit së bashku me fiset e tjera të Malësisë së Madhe: Kelmendas, Hotas, Grudas, Kastratas etj.shkuan në Turqi, dhe pikërisht në Istambul, Bursë, Adapazaru dhe Izmir.
Shkrelasit të cilët zunë vend në Rugovë, të bashkuar me fiset e tjera të Malësisë Madhe: Kelmendasit (Nikç, Vukel, Selc, Bogë), Kastratasit dhe Shaljanët formuan fshatin e vet, me emër Shkreli, i cili njëheri ishte fshati më i madh në mes 13 fshatrave të krahinës së Rugovës. Këtu pas shtimit të popullatës filloj si rast i rrallë migrimi i brendshmëm në rrethet e Pejës e të Istogut dhe në fashatra të tjerë të Rugovës, si në Kuqisht, Dugaijevë, Bogë etj.
Kurse në rrethinen e Peshterit, në Rozhajë, Javorin, Boroshticë shënohet se jetojnë më tepër se 500 shtëpi shkrelase. Mjerisht shkrelasit në rrethin e Peshterit më të shumtit pësuan fatin e atyre që jetuan në rrethin e Novi Pazarit. Tash fshati i Shkrelit, sipas statistikës së vitit 198l ka 20 shtëpi më rreth 200 banorë. Gjatë gjithë historisë së lavdishme që pati kjo krahinë, duke kaluar nëpër stuhi të mëdha të një kohe të pamëshirshme, shkrelasit nuk u ndanë për asnjë ças nga tri fiset e tjera, me të cilët bashkjetonin.
Përndryshe krahina e Rugovës, edhe pse ishte e përberë prej katër fiseve, gjithëherë vepronte si një kompaksi etnike. Ka pasur dy bajraqe, njëri për Rugoven e Poshtme e tjetri për Rugoven e Epërme, ku përfshihej pos të tjerësh edhe Shkreli. Në anën tjetër, populli i kësaj zone, ka qenë i udhehequr edhe nga të ashtuquajturit "pleqt e katundit", ku ndër ta kishte njerëz të mençur e të ndershëm dhe trima të dalluar. Si të tillë përmendeshin edhe shkrelasit Rexhë Avdija dhe Dem Isufi.
Historija e Rugoves edhe pse jo fort e gjatë, ishte e ngjeshur më mjaft njgarje të mëdha dhe heroike. Duke qëlluar në kufi të Mali të Zi dhe Kosoves, ishte aktive në çdo ngjarje të rëndesishme. Kështu, në luftën e Nokshiqit të vitit 1879, afër Plave, ku zhvillohej beteja e madhe kundra malazezëve për teritoret shqipatre, rugovasit moren pjesë masovisht. Ndër ta dalloheshin shkrelasit Rexhë Avdiu dhe Dem Isufi. Këta trima shënohet se kanë qenë më të dalluarit edhe në ushtrin vullnetare të Lidhjes së Prizrenit, në Kuvendin e Pejës, të mbajtur në janar 1899,në Kuvendin që u mbjat në mars të vitit 1903 të "Verrat e Llukës", kur pushteti osman deshte të banë pazarllëqe më tokat shqiptare, e shumë të tjera. Tamam për këtë, Rugovasit ishin shumë të ndëshkuar nga okupatoret e huaj. Në këtë drejtim ata e pësuan tragjikisht edhe në kohen e pagëzimit të dhunshëm nga qeverija malazeze në vitin 1913, në kohen e mbledhjeve të armeve nga qeverija Jugoslave viteve 1919-1920, ku si pasojë e këtij aksioni barbar, gjoja se po i çarmatosnin popullin, vetëm shkrelasit u masakruan. 19 vetë u masakruan dhe u dogjen 13 shtepi, për të mos folur këtu për fshatrat e tjerë. Gjera të ngjashme pati dhe në vitet e më vonshme.
Sa i përket islamizimit të shkrelasve të shpërngulur në rrethinat e Novi Pzarit dhe Rozhajes, ata e ndanë fatin me popujt dhe fiset të tjera, të cilet e pranuan fenë islame nga dhuna e osmanllijve, kryesisht në shekullin e 18. Pak më vonë kësaj periudhe bënë të veten edhe gjuhën sllave. Kurse shkrelasit e tjerë, si dhe e gjithë Rugova, fenë islame e pranuan në pragun e shekullit të 19. Udhëpërshkruesi serb Todor Stankoviq shkruan në vitin 1910 se Rugova ishte e islamizuar rreth viteve 1840-1850, nga një hoxhë i quajtur Sylë Rugova. Janë pikërisht këto rugovas, që sot në të shtatin a të tetin brez dalin në emra katolikë.
Shkrelasit në Lahuten e Malcis:
Nga "DEKA"
(Kaçel Doda dhe Kerni Gila nga Zagora)
Nga "LIDHJA E PRIZRENIT"
Nga "KULLSHEDRA"
Nga "LEKËT"
(Bec Patani , Çul Patani dhe Rrushman Hasani nga Ducajt)
Nga "GJAKU I MARRUN"
Nga "DEDË GJO´LULI"
(Prelë Kolë Shyti e Ujkë Gjelosh Marashi -Shkrelas)
Edith Durham
Kisha bërë plan të rrija disa ditë në Bratosh, por duhej të shkoja menjëherë në Shkrel për festen e Shën Nikollës, shenjti i fisit, meqë fiset do të mblidheshin të nisur bukur me këtë rast.
Mbrapa shtratit të gjëlbër të luginës ngrihej me qulaf të bardhë muri malor që ndan Shkrelin nga fiset e Pultit. Unë bëra vizita nëpër shtëpi. Njerëzit shumë të afrueshëm kënaqëshin që më linin "t'i shkruaja" shtëpitë e tyre. Shtëpitë janë prej guri me çati tjegullash. Kati i poshtëm, është haur. Dhoma e ndenjës lart ka një shkallë të jashtme prej guri ose prej dërrase, e cila të ngjit shpesh në një balkon të gjërë e me strehë. Shtëpia ka pak dritare të vogla. Zjarrin e ndezin në një vatër të hapur në një cep, ndërsa tymi del nëpër çati që nuk ka tavan. Prapa vatres ka një kamare për të mbajtur enë gatimi. Shumë shtëpi kanë një çarranik në oborr, kryesisht për të mbajtur bylmetin. Çdo shtëpi priste miq. Pas darkës kënduam këngë tipike shqiptare që janë të pashoqe. Shkalla shqiptare nuk është si shkalla moderne europiane, por është e tëra me gjysmëtone dhe me tone të thyera. As muzika nuk ka kohë të rregullt. Ritmi i saj është i shpejtë ose i ngadalshëm, sipas ndjenjës dramatike të këngëtarit dhe fjalët janë të zgjatura në mënyrë të pabesueshme me kthesa minore të gjata me ngritje dhe ulje zëri që pak gurrmaze anglezësh do të mund t'i imitonin...
Mirësjellja kërkonte që banorët e Shkrelit, si zot shtëpie të mos visheshin me rrobet e tyre më të bukura, u takonte miqve të stoliseshin më shumë. Dhe ata stoliseshin bukur. Shumë burra mbanin armë të shkëlqyera të lara me argjend, madje edha ata që kishin pisqolla, mbanin dhe harbi të mëdha argjendi në brez për t'u kapardisur. Qeleshet e bardha si bora të vërbonin në diell, xhamadanët me të kuqe të artë dhe jelekët, xhurditë e shkurtëra, të zeza, gajtanët e zinj të ndritshëm, që zbukuronin çakshirët të ngjitur pas trupit, qostekët e orëve të rënda prej argjendi dhe të pisqollës, të stolisur pa kursim me rubinë dhe bruzë fallsë, që pëlqehen mjaft nga malësorët, të gjitha këto u jepnin atyre trupave të lidhur një pamje nga më të hijshmet. Shumica i përket tipit me fëtyrë të gjatë dhe hundë shqiponje, me kockat e nofullës të gjata dhe të spikatura, me vetullat që varen poshtë, me sy ngjyrë lajthie e flokët gështenjë, ose me sytë e kaltër gri e flokë të verdhë. Të gjithë i kishin kokat e rruara por tufa e flokëve të parruajtur ishte në vende të ndryshme ose ndryshonte nga forma.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.